• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana thyen Partizanin, fiton Kupën e Federatës në volejboll për femra

by Java News
25/09/2017 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana në volejboll për femra e nis sezonin me notën 10-të, pasi fitoi Kupën e Federatës. Bardheblutë mposhtën në derbin e kryeqytetit Partizanin 3-1. Tirana e jep sinjalin që në startin e setit të parë, ku shkëputet “flash” 5-0 me Kushin e pathyeshme. Të kuqtë u përgjigjen menjëherë.

Një organizim i bukur i Xhekës dhe Matraku kalon topin mbi bllok, ndërsa Nezaj ngushton në -1 pikë (6-7). Në pikën e tetë vjen barazimi i parë, por Shkurti është e frikshme në sulm dhe i jep ekipit sërish kryesimin në +3 pikë (11-8). Tirana mbron shumë mirë dhe ecën papara 14-10. Pas pushimit të dytë teknik janë të besuarat e trajnerit Gorenca që e shohin veten superiore 16-10, 22-17.

Tuci çon dëm një sulm për të kuqtë, ndërsa Matraku u dhuron pikën e 25-të rivaleve nga shërbimi dhe Tirana fiton setin e parë 25-21. Seti i dytë nis me një tjetër marsh për vajzat e trajnerit Tarja dhe Tuci bën “autokritikë”. Partizani kryeson 5- 1, çka detyron trajnerin Gorenca të thërrasë pushimin e detyruar. Skuadra e kuqe shfaqet më entuziaste në këtë fillim seti përballë një Tirane të përgjumur.

Partizani është perfekt me organizimin e Xhekës që përgjigjet me epërsinë 8-2, 15-8. Por, nga kampi tjetër shtohen forcat dhe për çdo top që luhet ka konkurrencë të fortë. Dyshja Blloku-Nezaj neutralizon Kolen në bllok. Mbyllja e setit është dramatik. Me gjithë barazimin e kapitenes Shkurti në pikën e 23-të, fundi i setit shkoi në favor të kundërshtarit 25-23. Edhe seti i radhës nis nën dominimin e Partizanit 8-5, 12-8, 14-10.

Disa gabime në sulm për Partizanin dhe një shërbim model i Shirës vendos gjithçka në ekuilibër 14-14. Pika e 15-të maratonë i shkon Tiranës për fat. Pas pushimit të dytë teknik janë bardheblutë që marrin situatën nën kontroll 18-14. Trajneri Tarja kërkon pushim që vlen dyfish si frymëmarrje për të dy kampet. Sallaku udhëheq të vetat me një epërsi komode 21-16.

Tekniku Tare i jep mundësi pak minuta edhe të resë Fetaj. Në fund të setit është organizatorja Kokonozi që zgjidh gjithçka vetë me një ngecje “pikante” dhe Tirana kalon para 2-1 me sete pas fitores 25-16, duke vënë një dorë te trofeu. Dhe këtë e legjitimon në setin e katërt, pasi e mbyll 25-20 dhe 3-1 finalen.

Te Tirana ka nisur festa. Më pas mes dy kampeve respektive ka “fair play”, ku humbësi përgëzon fituesin dhe kapitenia Shkurti ngre lart trofeun. Më pas, festa u lë radhën fotove të rastit. Ky aktivitet u organizua nga Federata Shqiptare e Volejbollit, me pjesëmarrjen e katër skuadrave më të mira të sezonit të kaluar, që konfirmuan në këto tri ditë se do të jenë pretendente për titull është këtë sezon.

a.ç

 

Next Post
Nikolla qetëson protestuesit maturantë: Nuk janë listat përfundimtare, ja si të veproni

'Vettingu' i Universiteteve, Nikolla: Në dhjetor do të ketë një raportim transparent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In