• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana si Verona, Veliaj: Jeni modeli ynë, bashkëpunim për pastërtinë

by Aalison Pearse Stevens
08/07/2016 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Modeli dhe eksperienca e mirë e Bashkisë së Veronës për pastrimin e qytetit do të vijë së shpejti edhe në Tiranë. Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit të firmosur në fund të dhjetorit 2015, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Verona, ku u takua me homologun e tij, Flavio Tosi.

Veliaj gjate vizites zyrtare ne Verona (3)Dy kryebashkiakët diskutuan mbi mundësitë e konkretizimit dhe shtimit të bashkëpunimit midis dy qyteteve, sidomos në fushën e pastrimit, ku Verona ka një eksperiencë të vlerësuar shumë pozitive në Itali.

Në fjalën për median, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shumë shpejt pritet të nisë nga puna ndërmarrja e parë publike me aksione të barabarta, për pastrimin e qytetit të Tiranës, sipas eksperiencës dhe modelit që zbaton sot Bashkia e Veronës.

“Qyteti i Veronës është qyteti më i pastër në Itali, por edhe qyteti me taksat më të ulëta. E gjithë kjo ndodh falë një kompanie publike. Pas 25 vitesh, kur kemi neoliberalizuar dhe privatizuar gjithçka, kemi kuptuar që disa gjëra qyteti mund t’i bëjë vetë. Në këtë rast, Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Veronës kanë krijuar një kompani publike për të bërë pastrimin e qytetit, diferencimin e mbetjeve në Tiranë, në mënyrë që ashtu siç Verona është qyteti më i pastër në Itali, të sigurohemi që Tirana të jetë qyteti më i pastër Ballkan”, tha Veliaj.

Veliaj gjate vizites zyrtare ne Verona (2)Më tej, ai theksoi se pavarësisht punës së bërë gjatë këtij viti, me përmirësimin e ndjeshëm të situatës së pastrimit në kryeqytet, Bashkia e Tiranës synon që përmes këtij bashkëpunimi t’i japë zgjidhje më të mirë, më efikase dhe më ambientaliste çështjes së mbledhjes dhe menaxhimit të mbetjeve urbane në kryeqytet.

“Tirana sot është më e pastër, megjithatë pastërtia është fokusuar kryesisht në qendër dhe në hapësirat publike. Kemi ende shumë punë dhe shumë ambicie për lagjet e Tiranës dhe për të pasur një sistem shumë më të organizuar të mbledhjes se mbetjeve, por edhe të përdorimit të lëndëve që vijnë nga mbetjet”, shtoi Veliaj. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për vijimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave edhe në fusha apo çështje të tjera të administrimit të qytetit.

“Sigurisht që ky është një hap i pare, dhe kemi interes që të futemi si fuqi e menaxhimit publik edhe në shërbime të tjera, edhe në transportin publik. Unë jam shumë i ndjeshëm ndaj faktit që transporti publik është përmirësuar, por është ende larg ambicies tonë dhe nuk besoj që do të jetë e largët dita ku pas çështjes së pastrimit të qytetit, ne të futemi me një kompani publike edhe në çështje të transportit edhe për të sfiduar operatorët privatë dhe për të treguar që gjithmonë do të ketë një konkurrencë. Nëse ata nuk bëjnë një punë të mirë,atëherë shteti, qyteti, bashkia do të ofrohet ta bëjë atë shërbim ndoshta edhe më mirë sesa privati”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi, ndërsa ka shprehur kënaqësinë e tij për ecurinë e zbatimit të Momerandumit të Bashkëpunimit mes dy qyteteve, ka theksuar se është rënë dakord që të shihen mundësitë për ta zgjeruar atë edhe në fusha të tjera të menaxhimit të qyteteve. “Ka mundësi konkrete për të bashkëpunuar dhe për të bërë të mundur që komunitetet tona të rriten ekonomikisht, nga pikëpamja sociale por edhe turistike. Ky është fillimi i një rrugëtimi të gjatë të përbashkët, i cili nis pikë së pari nga mjedisi por që vijim do të shtrihet edhe në shumë fusha të tjera, duke parë aftësinë e jashtëzakonshme, potencialin dhe dëshirën për t’u rritur të popullit shqiptar”, tha kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi.

Memorandumi parashikon krijimin e një ndërmarrjeje (sh.a.) të përbashkët (në raport bashkëpunimi 51% me 49%, për Bashkinë e Tiranës), që do të sjellë mundësi reale për të ndërhyrë fillimisht në skemën aktuale të këtij shërbimi duke ofruar së pari ristrukturimin e parkut të mjeteve që do të garantonin një shërbim shumë më të kualifikuar në të gjithë treguesit, duke përmirësuar në këtë mënyrë treguesit mjedisor mjaft të rëndësishme në këtë proces.

Gjithashtu ai synon edhe ristrukturimin e modeleve dhe shpërndarjes së kontejnerëve në territorin e këtij qyteti, duke mundësuar në këtë mënyrë për herë të parë fillimin në territor, të grumbullimit të ndarë të mbetjeve. Po ashtu në bazë të kësaj marrëveshje synohet më pas edhe fillimi i grumbullimit portë më portë të mbetjeve sipas specifikave, në fillim me operatorët ekonomike, pastaj edhe me familjet ku shërbimi nuk mund të ndërhyjë me mjete teknologjike.

Next Post

Banda e trafikut të drogës në Ballkan, lihen në burg 6 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In