• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Tirana si kryeqytet i samiteve dhe Shqipëria në dy kohë

by Ardit Rada
29/02/2024 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Tirana ka përjetuar dy ditë intensive teksa ka mikpritur liderët e rajonit si dhe presidentin ukrainas. Vizitat e këtij të fundit nuk janë edhe aq të zakonshme në situatën e luftë që po përjeton vendi i tij, por organizimi i një samiti si askund tjetër nga Shqipëria e solli edhe Volodymir Zelenskin në Tiranë. Të dyja organizimet e këtij fund shkurti morën jehonën e merituar nga mediat ndërkombëtare, duke shuar çdo dyshim për dobinë e tyre kryesisht në arenën ndërkombëtare. Por edhe në politikën e brendshme mbajtja e tyre në kryeqytetin shqiptar tregon seriozitetin e politikës së jashtme sot, si dhe radhitjen e Shqipërisë si një anëtar i vyer i NATO-s sot dhe i BE-së nesër.

Shqipëria që ishte mësuar të lakonte prej 15 vitesh vizitën e presidentit amerikan George Ë. Bush si arritje të madhe edhe pse ai ishte në fund të mandatit të dytë, sot i ka kthyer samitet ndërkombëtare në zemrën e saj si diçka të zakonshme. Sipari u hap me risinë kur në Tiranë nisën të mblidheshin qeveritë e përbashkëta Shqipëri-Kosovë me kërkesë të qeverisë shqiptare. Më pas, Samiti i Bashkimit Evropian solli në zemër të Shqipërisë vitin e shkuar të gjithë liderët e vendeve anëtare të familjes europiane dhe krerët më të lartë të Brukselit. Dhe ky samit falë organizmit shpalosi jo vetëm një Shqipëri të denjë për t’u ulur e barabartë me perëndimin në tryeza politike, por solli edhe një promovim të kulturës, traditës e turizmit.

Llogarisni një moment Shqipërinë e djeshme me atë të sotme. Një vend ku ushtarët e NATO-s alokoheshin për ta ruajtur nga destabiliteti që kërcënonte opozita berishiane që rrëmbente tanket, sot po ndërton një bazë moderne ajrore në Kuçovë për aleancën e atlantikut verior. Një vend që të huajt e shkelnin vetëm për operacione humanitare si ALBA apo PELIKAN, sot është donator në çdo katastrofë natyrore të aleatëve dhe kontribuese në çdo luftë të drejtë. Shqipëria e sotme diskuton me Zelenskyn sesi mund t’i japë gjithçka për ta fituar luftën. Dhe kjo, pasi Ukrainës iu bë avokatia më e bukur ndonjëherë në Këshillin e Sigurisë, kur ky i fundit u drejtua nga kryeministri i Shqipërisë.

A janë të gjitha këto rastësi? Sigurisht që jo, përndryshe do t’i kishim parë qoftë edhe një herë të vetme në Shqipërinë e shkuar. Të gjitha janë pasoja të seriozitetit që vendi paraqitet në arenën ndërkombëtare, premtimeve të mbajtura dhe vrapit që ka marrë drejt anëtarësimit në BE. Mbi të gjitha, me të vërtetat që qeveria shqiptare ia thotë sot troç Bashkimit Evropian edhe kur ku i fundit duket sikur nuk e ka ‘mendjen’ te zgjerimi. Ndaj mesa duket sot na duan më shumë. Ndaj Tirana është kthyer në kryeqytetin e samiteve.

Next Post
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In