• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana shtohet çdo vit me 30 mijë banorë, vijnë 70 vetë çdo ditë nga rrethet

by Java News
02/10/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para 22 vitesh, fshati Lumanas në Korçë mbeti me 5 banorë më pak. Familja Shahollari u zhvendos në zonën “Kodra e Priftit”, në Tiranë.Shpresa Shahollari tregon:

“Neve u larguam nga fshati se fëmijët na u rritën, edhe na u larguan. Djalin e kisha te sporti, vajzën e martova në Durrës, vajzën tjetër e fejova po në Durrës dhe kjo na detyroi neve të iknim nga fshati. Ne rrënjët i kemi andej, kokën e kemi këtej”.Mundësitë e reja që ofronte qyteti për fëmijët, ishin arsyeja e largimit nga fshati Lumanas, tregon kryefamiljari.“Jeta e qytetit me fshatin ndryshon si nata me ditën.

Të themi drejtë atë që është, kultura që është në qytet nuk është në fshat. Vështirësia e parë kur kemi ardhur në Tiranë ishte zhurma, njerëzit. Ne në fshat nuk i kishim, ishim të izoluar. Kishim një ose dy makina. Fëmijët që në mëngjes duhet t’i merrnim të punonim. Megjithatë, qyteti i jepte mundësi fëmijëve të jetonin në një formë tjetër”, thotë Hajdar Shahollari.Megjithatë, edhe pse jetojnë në Tiranë, prodhimet e fshatit nuk mungojnë në kuzhinën e kësaj familjeje.

“Unë i bëj zahiretë siç i bëja në fshat. E kemi si traditë ne korçarët, nuk rrimë dot pa këto.Marrim edhe pastërma e i themi dimrit byrrë”, thotë Shpresa.

Sipas projeksioneve të Divizionit të Popullsisë së OKB, deri në 2050 78.2% e popullsisë shqiptare do të jetojë në zonat urbane, duke braktisur tërësisht zonat rurale.

Në Tiranë vijnë për të jetuar 70 persona çdo ditë, ndërkohë që në vit janë rreth 30 mijë shqiptarë që lëvizin nga fshati drejt kryeqytetit. Ky ritëm i shpejtë i zhvendosjes së popullsisë në qytet e ka pikënisjen që nga viti 2009 dhe vetëm disa vite më vonë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan për përqendrimin e popullsisë në zonat urbane, pasuar nga Mali i Zi me 77%. Ndërsa në Hong Kong është projektuar se e gjithë popullsia do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050.(TCH)

a.ç

Next Post
‘Kopshtari’ shqiptar i kanabisit dënohet nga gjykata britanike

'Kopshtari' shqiptar i kanabisit dënohet nga gjykata britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

September 21, 2026
Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

September 21, 2026
Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

September 21, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 21 shtator 2026

September 21, 2026
Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin -

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin –

September 21, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë

September 21, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident fatal në Elbasan, makina përplas për vdekje një grua

September 21, 2026
Bien çmimet në Europë, Shqipëria nuk ‘tundet’: Me pagë më të ulët, ushqimet i blejmë thuajse sa Italia

Si e arriti dhe e kaloi Shqipëria mesataren e BE-së… me çmimet e ushqimeve

September 21, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

September 21, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com