• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tirana së shpejti me kartë studenti, ulje çmimesh për të rinjtë

by A R
06/02/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Së shpejti studentët do të përfitojnë ulje çmimesh jo vetëm në shërbimet publike, por edhe në ato private.

Mjafton një vërtetim nga fakulteti që dëshmon se je student në një prej universiteteve publike apo private, për tu pajisur me kartën bashkiake të studentit.

Dokument që do tu ofrojë të rinjve një sërë lehtësirash, mes të cilave ulje nga 10 deri në 50% të çmimeve në 3 kompani interneti, në 2 spitale private, në 2 kinema, në banka dhe në një prej kompanive që tregton pajisje elektroshtëpiake. Këto janë disa nga shërbimet e reja, që Bashkia e Tiranës ka përfshirë në listën e lehtësirave, që do të përfitojnë të rinjtë që kanë statusin e studentit dhe që posedojnë kartën bashkiake.

Po ashtu ata do të përfitojnë gjithashtu shërbim falas në transportin publik, biblioteka, apo në Postën Shqiptare.

Një vit më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se karta e studentit do të jetë unike, një mjet identifikimi për nevojat e qytetit, ose ndryshe e cilësuar si abonoja me çip elektronik, që nuk do të lejojë abuzimet në emër të studentëve, siç edhe ka ndodhur vite më parë, kur ajo nuk eshte njohur per transportin publik.

Sipas Bashkisë së Tiranës, përmes kartës bashkiake të studentit, të rinjtë do të përfitojnë edhe nga shërbimet e subvencionuara nga ky institucion, siç janë edhe kreditë studentore.

Projekti për realizimin e kartës së studentit është iniciuar në kohën kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Edi Rama, raporton “T.CH”.

Kostoja për aplikantët është 5 mijë lekë. Aplikimet bëhen on line, në 1 prej sporteleve të ngritura nga Bashkia në Rektoratin e Universitetit të Tiranës; në Rektoratin e Universitetit Politeknik; në Fakultetin Ekonomik; në Universitetin Bujqësor; te ai i sporteve dhe në universitetin e Arteve. /b.d

Next Post
VIDEO/ Burri për pak sa nuk çon gruan në spital… falë “lëvizjes” së tij të kërcimit

VIDEO/ Burri për pak sa nuk çon gruan në spital… falë “lëvizjes” së tij të kërcimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In