• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana, qyteti miqësor me sportin. Federata Europiane e Atletikës çmim për Veliajn

by Java News
25/05/2018 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak javë më parë prestigjiozja britanike “The Guardian” e konsideronte Tiranën si një nga qytetet më miqësore me fëmijët. Vlerësim ky i bazuar te investimet dhe vëmendja e Bashkisë së Tiranës për të shtuar infrastrukturën në shërbim të tyre, përfshi këndet rekreative, si mënyra më e mirë për t’u argëtuar, por edhe për t’u rritur të shëndetshëm duke u marrë me aktivitet fizik dhe sportiv. Sot ka ardhur një tjetër vlerësim, por kësaj here nga një institucion i specializuar si Federata Europiane e Atletikës, e cila e konsideron Tiranën një qytet miqësor me ata që merren me sport.

Vlerësimi është bërë nga presidenti i atletikës europiane, Svein Arne Hansen, i cili është pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë këtij takimi ai përshëndeti zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Tiranë në drejtim të zhvillimit të sportit dhe nismave që nxisin fëmijët për t’u angazhuar në aktivitete sportive. Në shenjë mirënjohjeje ai i dorëzoi kryebashkiakut Veliaj dhe një çmim për gjithçka ka bërë për sportin, atletikën në veçanti, përfshirjes së fëmijëve në aktivitete fizike dhe sportive, si dhe programin e hapjes së palestrave të shkollave për komunitetin.
Në tre vitet e fundit në Tiranë janë krijuar një sërë këndesh rekreative dhe lojërash për fëmijë, ndërsa është drejt fundit ndërtimi i pistës së vrapimit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë edhe projektin e hapjes së 62 palestrave të shkollave në Tiranë për të gjithë ata që duan të angazhohen në sport. Vizioni i këtij projekti është  gjallërimi i jetës sportive në  përgjithësi dhe asaj të futbollit në veçanti në shkollat e qytetit të Tiranës.
Ky projekt ka si objektiva kryesore:
Nxitjen dhe inkurajimin e sportistëve të rinj pranë shkollave të mesme;
Gjallërimin e jetës sportive, nëpërmjet zhvillimit të sportit;
Zhvillimin e edukimit në fuqizimin e luftës ndaj alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative;
Promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre;
Krijimin e traditës sportive nëpërmjet Bashkisë Tiranë, në zhvillimin e kapaciteteve sportive
rinore në të ardhmen.
a.ç
Next Post
Quhet Albert apo Arben? PD e kishte me nxitim shantazhin ndaj Xhafajt

'Babalja', audiopërgjimi i PD dërgohet për ekspertizë në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In