• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana pret Evropianin e Taekwondo, Veliaj: Gati për të qenë Kryeqyteti Europian i Sportit

by A R
03/10/2022 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për gjashtë ditë me radhë Tirana priti Kampionatin Europian të Taekëondo’s Under 21 dhe Albanian Open B2, duke bërë bashkë mbi 1000 sportistë nga 35 shtete të Europës dhe nga 55 shtete të botës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Endrit Hoxha ndoqi ndeshjet e sportistëve elitarë në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Veliaj theksoi se zhvillimi i aktiviteteve të tilla është dhe një mundësi e shkëlqyer për ekonominë e qytetit.

“Është një aktivitet që i ka sjellë Tiranës mbi 1000 e ca sportistë, duke përfshirë edhe trajnerët, familjarët, ekipin e kujdestarëve dhe logjistikës, të cilët kanë sjellë një pafundësi mundësish që përkthehen në ekonomi. Por, edhe për shumë njerëz që thonë si mund të kthehet arti dhe muzika në ekonomi, mjaftojnë të shikojnë këtë vit që kemi qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë, se sa shumë u gjenerua në ekonomi me gjithë këto aktivitete. Kur ngrihet emri i Tiranës, rritet edhe vlera e pronës, rritet reputacioni që ka qyteti ynë”, theksoi ai.

Pas suksesit si Kryeqyteti Europian i Rinisë, Tirana ka aplikuar për të qenë vitin tjetër Kryeqyteti Europian i Sportit. “Më vjen mirë që e kemi kaluar sprovën dhe shpresojmë se kjo fuqizon edhe aplikimin tonë në Bruksel, për të qenë vitin tjetër Kryeqyteti Europian i Sportit. Besoj se sot i kemi mundësitë: Kemi një stadium që ka patur aktivitete ndërkombëtare, të cilat qyteti i ka menaxhuar me shumë seriozitet dhe disiplinë, kemi dalë faqebardhë dhe kryelartë. Ne gjithmonë flasim për futbollin sepse është më komercial, po ne sot kemi kampion bote në peshëngritje, mundje dhe Kampione Europe në Atletikë”, deklaroi kreu i Bashkisë.

Veliaj nënvizoi se në këto vite Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje përmirësimit dhe shtimit të infrastrukturës sportive. “Sot kemi palestrat respektive, kemi një pistë që i është bashkuar kësaj infrastrukture sportive në Tiranë, kemi liruar pishinat, ku aty po bëjmë edhe disa fusha të tjera futbolli. Besoj se sot jemi më të përgatitur seç ishim përpara pak muajsh në infrastrukturë sportive, për të qenë Kryeqyteti Europian edhe i Sportit. Nuk do ishte e mundur nëse nuk do të kishim bërë këtë investim bashkë me Qeverinë, bashkë me Ministrinë, që është sot një nga hapësirat më elitare të sportit në Ballkan”, tha Veliaj.

Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Endrit Hoxha u shpreh se zhvillimi i këtyre dy aktiviteteve madhore është një arritje e jashtëzakonshme për Tiranën.

/a.r

Next Post
Kremlini refuzon kërkesën e liderit çeçen për përdorimin e armëve atomike

Kremlini refuzon kërkesën e liderit çeçen për përdorimin e armëve atomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Mes dilemës rezervat kafshësh dhe njerëzish apo komb modern

July 6, 2026
“Këngët e mia kanë fjetur 20 vjet”, Mimoza Ahmeti zbulon projektin e ri muzikor

“Këngët e mia kanë fjetur 20 vjet”, Mimoza Ahmeti zbulon projektin e ri muzikor

July 6, 2026
Situata e zjarreve në vend: Janë raportuar 12 vatra, katër ende aktive

Flakët përfshijnë jugun e Europës, evakuime masive në Francë, Spanjë e Portugali

July 6, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

“Nisma të reja për bashkitë”, Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

July 6, 2026
Ndarja mes artistit dhe veprës/ Mimoza Ahmeti: Pse Kadareja nuk e mori kurrë Nobelin?

Ndarja mes artistit dhe veprës/ Mimoza Ahmeti: Pse Kadareja nuk e mori kurrë Nobelin?

July 6, 2026
Mungonin Fatime Kryemadhi dhe avokatët, shtyhet seanca për dosjen e ndarë nga Meta

Mungonin Fatime Kryemadhi dhe avokatët, shtyhet seanca për dosjen e ndarë nga Meta

July 6, 2026
Belgjika fiton të drejtën për të apeluar vendimin e FIFA-s për Balogun

Belgjika fiton të drejtën për të apeluar vendimin e FIFA-s për Balogun

July 6, 2026
Plani “bombë” i Hegseth, pse dështoi ideja për shkurtimin e trupave amerikane në BE?

Plani “bombë” i Hegseth, pse dështoi ideja për shkurtimin e trupave amerikane në BE?

July 6, 2026
VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

July 6, 2026
Duka: Presim të rifillojmë superligën, ju tregoj se çfarë do të bëjë UEFA me PSG dhe Lionin

UEFA i shpall luftë FIFA-s: Është “kaluar vija e kuqe” duke përmbysur të kuqen e Balogun!

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In