• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Tirana pranë imunitetit të tufës, qytetet e tjera mund të kenë sërish valë infektimesh”

by Ardit Rada
30/12/2020 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse një studim i fundit i Akademisë së Shkencave thotë se rreth 50% e popullsisë së Tiranës ka kaluar tashmë COVID-19, epidemiologu Alban Ylli që është një prej bashkë drejtuesve të studimit, thotë se ky është një lajm i mirë por duhet treguar sërish kujdes.

Ylli duke folur mbi studimin në një intervistë për Euronews Albania tha se bëhet fjalë për një studim të kryer në katër lagjen të Tiranës (qendrat shëndetësore 3,7,8 dhe 9) ku janë marrë si kampionë rreth 850 persona dhe ka rezultuar se 49.6% e tyre kishin krijuar imunitet ndaj virusit.

Studimi është kryer në javën e fundit të dhjetorit dhe deri tani jemi njohur vetëm me të dhënat paraprake të studimit. Këto të dhëna të deritanishme tregojnë se në kryeqytet ka shumë gjasa të mos ketë më valë infektimesh, por problemi qëndron në rang kombëtar ku përllogaritet se vetëm 25% e popullatës ka krijuar imunitet.

“Ky lajm që tingëllon në dukje i mirë, duhet marrë me shumë kujdes pasi në tërësinë e popullatës shqiptare jemi ende 25% në termat e imunitet të krijuar. ¾ nuk e njohin dhe nuk e kanë kontaktuar këtë virus dhe nuk kanë krijuar asnjë lloj mbrojtjeje ndaj virusit dhe kjo na bën të mendojmë se jemi në mes të pandemisë dhe kemi ende shumë punë për të bërë. Por duket se ka dritë në fund të tunelit.

Lajmi për Tiranën duket shumë mirë, se imuniteti i tufës është rreth 70% dhe epidemia pas kësaj ka prirje të frenohet dhe quhet endemi. Duhet të jemi të përgatitur për muajt të tjerë të këtij dimri pasi mund të kemi valë të tjera sidomos në qytete të tjera të mëdha por nuk përjashtohet dhe Tirana pasi gjysma e popullatë së saj është ende vulnerabil”, u shpreh epidemiologu.

Mjeku Ylli tha se parashikon që në fillim të vitit të ardhshëm mund të ketë një shtim të rasteve të reja ndërsa nënvizoi se COVID-19 do të vazhdojë të qarkullojnë në vendin tonë deri në fund të 2021.

“Kemi prirje të mendojmë se tundimi shumë i fortë për të festuar mund të ketë një ringritje të lehtë në mesin e janarit, por duke parë imunitetin e Tiranës presim që të ketë një qëndrueshmëri të shfaqjes së rasteve dhe jo një ngritje masive. Në rajone të tjera mund të kemi rikthim dhe krijohet premisa për qarkullime masive dhe valë deri në pranverë. Deri në fund të vitit të ardhshëm virusi të do të vazhdojë të qarkullojë në Shqipëri”, përfundoi z. Ylli./a.p

Next Post
Hoti: Jam i kënaqur që LDK ka vlerësuar punën e qeverisë, jam i bindur se do të fitojmë

Hoti: Jam i kënaqur që LDK ka vlerësuar punën e qeverisë, jam i bindur se do të fitojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In