• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana pjesë e rrjetit të Kryeqyteteve Evropiane të Rinisë, Veliaj: Në 2022 promovojmë më të mirën tonë

by Java News
17/01/2020 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është tashmë pjesë e rrjetit të Kryeqyteteve Evropiane të Rinisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë të shkurtër në Amiens të Francës, i ftuar nga autoritetet vendore të qytetit, për të marrë pjesë në nisjen zyrtare të aktiviteteve si Kryeqyteti Rinor Evropian për vitin 2020. Tirana do të marrë drejtimin si Kryeqytet Evropian i Rinisë në vitin 2022, pasi u shpall fituese në Nëntor.

“Sot është një ditë shumë e bukur për Tiranën, pasi jemi bërë pjesë e rrjetit të Kryeqyteteve Evropiane të Rinisë. Radha jonë vjen në vitin 2022. Stafetën e kryesimit sapo e ka marrë qyteti francez i Amiensit, më pas do të vazhdojë në Lituani, dhe pas dy vitesh do të jetë radha e Tiranës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana, bashkë me shumë organizata rinore, ka përgatitur një agjendë ambicioze për një vit të suksesshëm në 2022.

“Kemi përgatitur një agjendë jashtëzakonisht ambicioze me organizatat rinore. Bashkia e Tiranës është përgatitur jo vetëm të ketë një vit të suksesshëm, si një kartolinë e asaj që është Shqipëria e të rinjve, Shqipëria e shpresës dhe e optimizmit. Do të kemi një aktivitet fillestar në janar të vitit 2022, për të vijuar më pas me rreth 100 aktivitete, deri në fund të vitit, ku do të kemi jo vetëm shumë personalitete nga Europa, por do të promovojmë më të mirën që ka për të ofruar rinia shqiptare”, theksoi ai.

Veliaj e cilësoi përpjekjen e sinqertë për të modernizuar Tiranën si histori suksesi, që do të mbetet në kohë.

“Në 100 vjetorin e Tiranës, i cili sapo ka filluar me shpalljen e logos së re dhe me një seri aktivitetesh që do e pasojnë atë, do të kemi një provë të madhe gjenerale sesi jo vetëm jemi kryeqyteti dinjitoz i Shqipërisë moderne, por edhe një kryeqytet i Rinisë, i cili besoj do të lërë pa fjalë të gjithë ata që do të vizitojnë Tiranën. Jo se çdo gjë është perfekt, por se çdo gjë është në progres e sipër. Përpjekja jonë e sinqertë për të transformuar Tiranën, për ta modernizuar më tej atë, do të jetë historia jonë e suksesit në afatgjatë”, deklaroi kryebashkiaku.

Në Nëntor 2017, Amiensi u përzgjodh Kryeqyteti Rinor Evropian për vitin 2020, duke u bërë kështu qyteti i parë francez që mori këtë titull dhe u shpërblye për përpjekjet e tij në drejtim të politikave rinore. Ndërkaq, Tirana e mori këtë titull pikërisht nëntorin e vitit të kaluar. /e.s/

Next Post
Zjarri shkrumbon banesën në Kurbin, fëmija 2 vjeç humb jetën nga asfiksia

Zjarri shkrumbon banesën në Kurbin, fëmija 2 vjeç humb jetën nga asfiksia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

February 11, 2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

February 11, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In