• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana përzgjidhet si qyteti model në forumin vjetor të arkitektëve dhe urbanistëve në Mynih

by A R
10/03/2018 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është përzgjedhur si qyteti model i zhvillimit në Forumin vjetor të arkitektëve dhe urbanistëve gjermanë, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban të Bavarisë dhe qyteti i Mynihut. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë një ditore në Mynih, si i ftuar në Forumin vjetor për Qytetet dhe Ardhmërinë, ku prezantoi transformimin që ka pësuar Tirana dhe projektet strategjike për të ardhmen.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj theksoi se një pjesë e madhe e suksesit ka ardhur falë qytetarëve të Tiranës, të cilët kanë nxitur një sërë nismash të rëndësishme për qytetin. “Jam shumë krenar për Tiranën! Jemi përzgjedhur si një qytet model, kësaj here në forumin vjetor të arkitekturës gjermane organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban të Bavarisë dhe nga qyteti i Mynihut. Jam shumë krenar sepse jo vetëm Bashkia ka bërë punën që duhet të bëjë, por një pjesë e madhe e sukseseve tona i kushtohet qytetarëve të Tiranës. Janë ata që kanë inkurajuar ditët pa makina, që po kthejnë zonat pedonale, që po mbjellin pemë, që po e mbajnë pastër qytetin. Historia e vërtetë e suksesit të Tiranës është se çdo qytetar e ndjen që është pjesë e familjes së Tiranës dhe kujdeset për mbarëvajtjen e punëve”, tha Veliaj.

Ai shtoi me bindje se nuk ka një qytet të dytë sot në Europë, ku qytetarët janë kaq shumë të përfshirë me pastrimin, mbjelljen e pemëve, kujdesin e hapësirave publike, korsitë e biçikletave dhe mënyrën se si po krijohet një sens përkatësie për përkujdesje ndaj qytetit. Veliaj u shpreh se kjo histori e bukur që po shkruhet në Tiranë po vlerësohet nga të gjithë ata që sot janë në avangardë të arkitekturës dhe të urbanizmit në Europë. Kreu i Bashkisë nënvizoi se fakti që Tirana ka bërë në një kohë të shkurtër një kapërcim gjigant, është një inkurajim për të vijuar punën me energji edhe më të madhe për projektet e nisura.

Kryebashkiaku siguroi se edhe këtë vit Bashkia e Tiranës ka planifikuar një sërë investimesh të rëndësishme, si ndërtimi i shkollave të reja, transformimi i Piramidës dhe i mjaft zonave të reja të qytetit, të cilat gjatë këtyre viteve kanë njohur zhvillim, por jo urbanizim. “Edhe këtë vit do të vazhdojmë të nxisim shumë prej projekteve që tashmë i kemi nisur, siç janë shkollat e reja, Piramida, ndërtesa të tjera me funksion publik, më shumë fokus në zonat e reja të Tiranës, si zona e Kasharit, zona e Unazës së Re, zona e Freskut pranë Dajtit, apo zona e Selitës. Kthehemi të inkurajuar nga fakti se Tirana po merr vlerësime, që në një kohë të shkurtër ka bërë një kapërcim gjigant, për të vazhduar projektet që kemi nisur”, deklaroi ai.

Duke falënderuar qytetarët për mbështetjen që kanë dhënë gjatë këtyre 3 viteve në zbatimin e një sërë projektesh të rëndësishme, si fushata për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja deri më 21 mars, Veliaj u shpreh se Tirana do të vendosë një standard për të realizuar synimin e krijimit të Pyllit Orbital me 2 milionë pemë.

“Dua të falenderoj çdo qytetar që ka qenë me ne këto tre vjet. Teksa bëjmë bilancin e 3 viteve të para të mandatit, po përgatitemi për një finish më të fortë se vitet e kaluara. Falenderoj qytetarët që u bënë pjesë e fushatës së mbjelljeve. Na kanë mbetur edhe pak ditë deri në datën 21 mars, ku rekordi prej 100 mijë pemësh jo vetëm që do të tejkalohet, por besoj që do të vendosim një standard se si do të punojmë çdo vit, për të kapur ambicien tonë të 2 milionë pemëve për Pyllin Orbital”, përfundoi Veliaj./a.m.

Next Post
Familjarët ishin në gjumë, hajdutët ‘boshatisin’ shtëpinë

Grabiti banesën e fqinjit, prangoset i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

February 7, 2026
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

February 7, 2026
Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

February 7, 2026
Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Ta gëzojmë Republikën e Re!

February 7, 2026
Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

February 7, 2026
“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

February 7, 2026
Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In