• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana-Partizani, derbi i pasionit kërkon heronjtë e rinj

by Rinald Bregasi
26/09/2018 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rinald Bregasi

Nëse Gilberto Valdensio Fortunato mbahet mend në Shqipëri, është vetëm për faktin e thjeshtë se është njeriu i fundit që i ka dhuruar fitoren në derbi Tiranës, më 4 maj 2016.

Nga vitet e tij te Partizani, Realdo Fili do të mbahet mend edhe pas shumë kohësh për atë gol të minutës së 95-të, që i mohoi për pak sekonda Tiranës fitoren në derbi.

Derbi është përballja e pasionit, e denjë të prodhojë emocione, histori dhe liderë të rinj brenda një fraksioni sekonde. Cilët mund të jenë heronjtë e rinj të derbit të radhës? Te Partizani, përveç njerëzve si Hoxha, Trashi, Bardhi e Ibrahimi, që i kanë përjetuar emocionet e derbit, nuk mungojnë aspirantët ndër emrat e rinj. Një prej tyre, nisur edhe nga karakteristikat, është Bruno Telushi, njeriu që mund ta zgjidhë ndeshjen në një moment edhe nga një goditje dënimi, siç bëri me Flamurtarin.

Një tjetër kandidaturë është ajo e Mensah, i ri me cilësi teknike, dribling maramendës për kundërshtarët. Nëse do të jetë në fushë, edhe ganezi përbën një kërcënim për bardheblutë.

Derbin mund ta vendosë kushdo, por më tepër premisa bien mbi pjesën sulmuese, Hebaj apo Çinari për shembull. Trashëgimia e shkodranëve në derbi nuk mungon, Xhevahir Sukaj është një ndër fytyrat simbol në kampin e Partizanit në këto vitet e fundit.

Te Tirana, edhe për faktin se vjen nga kategoria inferiore, kandidaturat për të nxjerrë një fytyrë të re të derbit janë më të shumta. Një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Afrika, Majkëll Ngoo kryegolashënues në Kategorinë e Parë, me ekpseriencë ndërkombëtare.

Pa dyshim spikat edhe Oduamadi, dikush që ka qenë pjesë e Milanit. Për të mbetur te kolonia afrikane, një kërcënim konstant për mbrojtjen e kuqe do të jetë Winful Kobinah, një tjetër lojtar me këmbë të mira, ndërsa për mentalitet apo eksperiencë mbetet superior Blazhevski, një ndër të paktët lojtarë aktualë të Tiranës që ka fituar titullin në Maqedoni, edhe pse me Vardarin, dhe si një ballkanas di diçka më tepër për atmosferën e një derbi të nxehtë.

Edon Hasani është pa dyshim një tjetër emër që në kampin e Partizanit kanë menduar si t’i ndërtojnë një gardh. Por rrethi i aspirantëve për t’u bërë heronjtë e rinj në derbi nuk ngushtohet vetëm te ta, mund të jetë Imami apo Jasir Asani, Turtulli, Greca Mala, pse jo, edhe një koreanovierior si So Hyon-Uk. Derbi është sfida e pasionit, për të prodhuar gjithmonë heronj e fytyra të reja mes një rivaliteti të pafund.

Next Post
Rasti “Tahiri”, avokatët e bandës së Met Kananit: ‘Arrest shtëpie’ klientëve tanë

"Më mbajtën të lidhur 3 ditë", i penduari "zbërthen" linjën e trafikut që kontrollohej nga polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In