Bashkia e Tiranës ka organizuar ditën e dytë “Tirana pa makina”, pas asaj më 22 shtator. Kryetari Erion Veliaj tha se nisma vjen “sepse ne duam një mjedis të pastër, jo se urrejmë shoferët. Dita më e pastër në Tiranë ishte dita e parë pa makina, më 22 shtator. Sot është dita e dytë me ajrin më të pastër në Tiranë. Për të gjithë ata që ndihen të strehuar në trafik, nuk e bëjmë se kemi inat shoferët por se duam shëndetin e qytetarëve të Tiranës”. Veliaj tha se te zona e Gardës do të hiqet gardhi dhe do të shemben 13-14 ndërtesa, për të shtuar edhe 5.5 hektarë gjelbërim.









