• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana nuk e ul kokën ndaj dhunës”, Veliaj: Të shtunën do të jemi edhe më shumë

by Java News
20/03/2019 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj fton qytetarët të shtunën në sheshin “Nënë Tereza”: Do të jemi edhe më të shumtë; ky qytet nuk e ul kokën ndaj dhunës

Socialistë do të çelin fushatën elektorale për kryeqytetin të shtunën e 23 Marsit në të njëjtën ditë që do të mbajnë Kongresin e tyre. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të shpallet zyrtarisht si kandidati që kërkon një mandat të dytë. Në një intervistë për televizionin Klan, kryebashkiaku më i sulmuar nga opozita thotë se qytetarët e kryeqytetit kanë shumë arsye për ta rikonfirmuar për një tjetër 4-vjeçar .

“Besoj që njerëzit e kanë parë këtë kontrast si lulëzoi Tirana në kohën e Edi Ramës, si shkoi si kovë pusi Tirana 4 vitet e gjumit dhe pastaj si sërish u ringrit dhe tani duam të mbajmë këtë ritëm. Unë besoj që njerëzit nuk do të votojnë më me parti, por do të votojnë me zemër dhe do të votojnë për partinë më të rëndësishme që njeriu ka në jetë, familjen e vet”, tha Veliaj.

Nuk dihet vendimi i opozitës për zgjedhjet lokale, por ajo që është e sigurt është se në këtë garë socialistët nuk do t’i kenë më në krah aleatët e LSI-së dhe PDIU-së. Mungesa e një koalicioni me ta nuk e tremb Veliajn edhe pse ishte një nga arsyet kyçe të humbjes së Edi Ramës në zgjedhjet lokale të 2011-ës.

“Unë do të luftoj njësoj dhe ju do e shikoni në fushatë si të ishin të gjithë kundra, si të ishim tek-pull sepse ne garën e kemi me veten. Së dyti zgjedhjet e fundit nuk ishte vetëm PD-ja, unë kisha në total 5 kandidatë”, Veliaj.

Duke u ndalur tek djegia e mandateve nga opozita Veliaj thotë se ajo nuk është kundër sistemit dhe këtë sipas tij opozita e tregon në pushtetin lokal.

“S’ka nevojë të kesh doktoraturë të kuptosh se sa hipokrite është kjo lojë. Ose je kundër sistemit dhe t’i ikën nga gjithçka, ikën pra edhe nga Kamza, ikën edhe nga Shkodra, edhe nga Kukësi ikën dhe nga Tropoja dhe ia lë dikujt tjetër ta bëjë ose nuk mund të jesh selektiv, ku humbet ti bën qaramanin dhe ikën ku fiton ti thua jo, sistemi këtu funksionon”, tha ai.

Veliaj iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë vlerësuar punën e tij në këto katër vite të jenë pjesë e takimit “Bashkia që duam” në sheshin “Nënë Tereza”. Por a është një demostrim force nga socialistët ky manifestim që vjen fiks një javë pas protestës së opozitës së 16 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”?

“Unë besoj që askush që përdor mjete dhune dhe bullizmin politik nuk duhet të pranojë që bullizmi do t’i funksionojë dhe të tjerët nuk do reagojnë. Kështu që kjo s’do as mend as kalem. Pra që ky qytet nuk ul kokë dhe si në 17 mars, në 23 mars do të jemi akoma më të shumtë. Unë vetë do të vij me birin tim në atë takim sepse unë besoj që fati i Tiranës lidhet me fatin e familjeve tona. Jo vetëm do të shikoni më shumë sasi, do të shikoni më shumë cilësi. Ky është një takim familjar, ky nuk është një takim i lacave që kapërcejnë kufirin e Tiranës me autobusë nga bashkitë ku qartazi nuk janë histori suksesi, s’po flas për qytetarët. Qytetarët e Kamzës dhe të Paskuqanit ishin ditën e verës në Tiranë. Flas për stafin e bashkive”, theksoi Veliaj.

Në takimin e të shtunës prezantohet dhe lista e kandidatëve për këshilltar bashkiak. Veliaj thotë se janë me përfaqësuesit nga të gjitha komunitetet. Socialistët kanë menduar që t’i paraprijnë edhe një bojkoti të zgjedhjeve nga ana e opozitës ndaj kanë përzgjedhur 100 emra nga 61 vende që ka ky këshill.

/a.rada

Next Post
“Fund vdekjeve në Mesdhe”/ Shoferi i vë zjarrin autobusit pasi zbret 51 nxënës

"Fund vdekjeve në Mesdhe"/ Shoferi i vë zjarrin autobusit pasi zbret 51 nxënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In