• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana me një park të ri aventurash në Dajt, Veliaj: Politikë sociale, por edhe shëndetësore

by Java News
27/07/2017 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do ketë edhe një Park Aventurash në Dajt, ku grupmosha të ndryshme do të kenë mundësi që të përjetojnë një eksperiencë emocionuese me aktivitete dhe kurse të posaçme. “Dajti Adventure Park”, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është ndërtuar në ballkonin e Malit të Dajtit në një lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit, falë partneritetit mes Bashkisë së Tiranës dhe Dajti Express.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i APR, Blendi Gonxhja, mori pjesë në hapjen e këtij parku, ku u organizoi edhe një festë me kllounë, prestigjatorë, muzikë, animatorë dhe fëmijë të grupmoshës nga 8-14 vjeç.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se parqe të tilla janë një mundësi mjaft e mirë për qytetarët për të bërë një jetë të shëndetshme. “Në qoftë se njerëzit në qytetin tim thonë se vuajnë nga obeziteti, në qoftë se nuk kanë ushqim, në qoftë se kanë sëmundje kardiovaskulare, në qoftë se nuk thithin ajër të pastër dhe në qoftë se unë humbas prej këtyre faktorëve  kapitalin e njerëzve, atëherë çfarë më duhet një qytet bosh me ndërtesa, pa njerëz, që jetojnë një jetë më të shkurtër prej ndotjes dhe gjithë problematikave të tjera? Ndaj e marrim shumë seriozisht, jo vetëm si një vend për të kaluar kohën dhe për të pasur pak variacion, por si një mënyrë dhe si një politikë konkrete për t’u thënë njerëzve, duhet të heqim fëmijët nga kafet në të gjithë Tiranën”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se nisma të tilla për të realizuar sa më shumë aktivitete sociale dhe sportive, janë edhe një politikë e mirë për të ulur sëmundshmërinë tek qytetarët. “Kjo është një politikë sociale, por kjo është edhe një politikë shëndetësore. Ne sot kemi në Tiranë 500 vetë që humbasin jetën çdo vit vetëm nga problemet që kanë me ndotjen. Jo ndotje që na i sjell armiku, ndotje që e shkaktojmë vet”, tha ai.

Në këtë kuadër, Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës i ka kërkuar Këshillit të Ministrave që asete të tilla, sikurse është Parku Kombëtar i Dajtit, që ndodhet në territorin e Tiranës, t’i kalojnë pushtetit vendor, si një mundësi për t’i mirëmenaxhuar dhe për t’i ruajtur. “Një nga gjërat që i kemi kërkuar qeverisë shqiptare dhe kryeministrit me të krijuar qeverinë e re, është që asete të tilla, që quhen parqe kombëtare, t’i kalojnë në administrim Bashkisë se Tiranës. Vetëm një kryetar bashkie me stafin e vet  që ka vënë emrin dhe reputacionin e tij në menaxhimin e qytetit, mund të kujdeset”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë garantoi qytetarët se ashtu sikurse Bashkia kujdeset për të gjithë qytetin e Tiranës, edhe Parku Kombëtar falë bashkëpunimit që ka lindur midis APR-së dhe Dajti Expres, do të japë rezultate mbresëlënëse. Veliaj vlerësoi bashkëpunimin si një mundësi për të realizuar investime në shërbim të gjithë komunitetit. “Çfarë të keqe ka nga ky partneritet? Këta vunë paratë e tyre, trashëgiminë e babait të tyre të nderuar që ka bërë një punë fantastike, një ëndërrimtar. Fillon nga ëndrra të çmendura të disa privatëve që burokratët e shtetit nuk i kanë kurrë dhe ja ku kemi sot produktin konkret, s’ka nevojë për histeri. Kur bashkojmë energjitë nuk është kapitalizmi problemi, problemi janë njerëzit që nuk e njohin fare kodin e bashkëjetesës, cilësinë e jetës, si të ruajnë gjënë e përbashkët që të përfitojnë të gjithë”, u shpreh kreu i Bashkisë, ndërsa shtoi se në Tiranë janë ndërtuar brenda një kohe të shkurtër 20 kënde lodrash. /ma.me

Next Post
Asnjë në LSI nuk e merr mandatin e deputetit të Ilir Metës. Pas Manjanit e refuzon edhe Ardit Çela

Asnjë në LSI nuk e merr mandatin e deputetit të Ilir Metës. Pas Manjanit e refuzon edhe Ardit Çela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com