• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tirana nga ajri’, ndryshimi spektakolar i kryeqytetit përmes një dokumentari! Rama: Nga rrumpalla e viteve ‘90 tek rrokaqiejt e shekullit të ri

by Java News
27/03/2024 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tirana nga Ajri” është dokumentari prezantues i ndryshimeve spektakolare të kryeqytetit, përmes fotove të realizuara nga fotografi i ajrit Alket Islami të përmbledhura në një libër,album me pamje të Tiranës së viteve ‘90, të krahasuara me kryeqytetin e ditëve të sotme.

Metamorfoza spektakolare e kryeqytetit të Shqipërisë, “nga rrumpalla e viteve ‘90 tek rrokaqiejt e shekullit të ri vjen përmes një dokumentari”, shkruan Rama. Përmes këtyre pamjeve shohim edhe skajet e Tiranës ashtu siç ndoshta nuk i keni parë asnjëherë.

Në eventin ku u përurua libri i fotografit Alket Islami, “Tirana nga ajri”,  ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se, “ky është një prezantim libri ndryshe nga prezantimet që bëhen zakonisht, ku kam pasur fatkeqësinë të marr pjesë në disa raste, ku vendosen disa tavolina rrumbullake me kikirikë dhe me disa pije të trukuara për rastin dhe ku të gjithë flasin nëpër tavolina, asnjëri s’dëgjon çfarë ka për të thënë autori. Prandaj kam hequr dorë nga vajtja nëpër prezantime”.

Rama u bëri thirrje të pranishmëve që të blejnë librin, pasi, theksoi kryeministri, “është një kontribut për këtë dëshmitar fluturues të Tiranës, por edhe të Shqipërisë më gjerë, edhe për gjithë zogjtë që ka mbledhur rreth vetes dhe që pjesën e ditës që ne e kalojmë në tokë dhe rëndom ulur, e kalojnë në ajër mbi kokat tona dhe na japin mundësinë që të kemi këtë lloj trashëgimie që e parë në albumet e Alketit merr një rëndësi të veçantë”.

“Fatkeqësisht një aksident, për të cilin nuk jam i autorizuar të jap detaje, ka djegur një pjesë të këtij arkivi që i përkiste Tiranës të viteve 90 dhe për këtë arsye ne nuk kishim mundësi t’i përfshinim në libër, sepse do të ishte shumë e dëshiruar që kontrasti dhe ajo që ne kemi pasur fatin e mirë dhe të keq të shohim në 2 epoka të ishte prezentë në mënyrë ulëritëse, gjë që modestisht, me pak detaje, u përpoqëm ta bëjmë me fotografitë e kahershme që erdhën në dorën e gjysmës time më të mirë, si rezultat i magnetizmit që ka dora e saj për të mbledhur artefakte të lidhura me historinë dhe me trupin e Tiranës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se Tirana është shndërruar në një “destinacion arkitektonik, një vend në mes të Ballkanit, që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektë nga më të mirët, jo thjesht më të famshmit, se ka dhe të famshëm që s’janë të mirë, të kësaj kohe dhe që do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera”.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

Edi Rama: Kjo  është  historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë./m.j

Next Post
Beleri e Goro në burg/ Ish-kreu i KQZ: Çfarë parashikon ligji në rastin e Bashkisë së Himarës

Himara pa kryetar në prag të sezonit turistik, ja kush drejton pas Goros: Nënkryetarët presin zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

April 18, 2026
Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In