• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana në krye dhe beteja fillon”, Berisha: Nuk shtyhet më protesta, do të fillojmë një lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë

by A R
18/10/2022 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë është shprehur se nuk shtyhet më protesta. Ai paralajmëroi që ditën e nesërme do të takohet me kryetarët e degëve të Tiranë për të ndarë detyrat dhe për t’u angazhuar në një veprimtari shumëplanëshe. Sipas Berishës, qeveria i ka kaluar linjat e kuqe. Ai theksoi se do të takohet me të gjithë faktorët e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë. Po ashtu, ai hodhi akuza ndaj qeverisë se po përgatiten prapë që të vjedhin zgjedhjet, por opozita nuk do ta lejojë.

“Nuk shkohet më në këtë mënyrë. Ky duhet të përballet me qytetarët. Ndaj dhe nesër do të takohem me kryetarët e degëve të Tiranës, të ndajmë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Primaret janë primare, protestat janë protesta. Nuk shtyhet më protesta, përkundrazi. Ky ka një cinizëm ekstrem ndaj qytetarëve shqiptarë.

Linjat e kuqe i ka kaluar kjo qeveri, ndaj dhe sytë, mendjet, zemrat e shqiptarëve janë të përqendruara tek opozita dhe PD-ja. Ne nuk do t’i zhgënjejmë. Tirana në krye dhe beteja fillon. Do të marr takim me të gjithë faktorët e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me forcat e tjera aleate me sindikatat dhe do të fillojmë një lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë. Përndryshe kjo qeveri nuk ka të ndalur. Kanë filluar përsëri të grumbullojnë letërnjoftimet.

Po përgatisin prapë kasaphanën zgjedhore. Jo do i dalim përpara ne këtyre. Në të gjitha takimet këto dy do jenë çështjet më kryesore tona. Këto të dyja do jenë tematikat tona. Primaret, nuk lëshojmë ne zgjedhjet. Në zgjedhje do marrim pjesë dhe do fitojmë. Asgjë nuk na detyron ne që të shmangemi nga procesi zgjedhor dhe nga fitorja në zgjedhjet e ardhshme. Por asgjë nuk na pengon ne për të përmbushur detyrimet ndaj çdo qytetari shqiptar”, u shpreh Berisha.

/a.r

Next Post
‘O Lum nuk do vdesësh o shpirti’/ Momentet e fundit kur ndërron jetë 27-vjeçari që u vra në Londër (Pamje të rënda)

‘O Lum nuk do vdesësh o shpirti’/ Momentet e fundit kur ndërron jetë 27-vjeçari që u vra në Londër (Pamje të rënda)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In