• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana në kaos! Deputetët sot në seancë plenare, protesta zhvendoset te Parlamenti

by A R
15/10/2026 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi zhvillon sot në orën 10:00 seancën plenare të radhës, me në sfond protestat e dhunshme që prej dy ditësh kanë përfshirë kryeqytetin dhe pritet të vijojnë edhe përgjatë së enjtes, sipas paralajmërimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Sulmet e djeshme të protestuesve shënjestruan disa prej institucioneve qeveritare, konkretisht Kryeministrisë, Kuvendin, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë dhe atë të Drejtësisë si dhe Bankën e Shqipërisë.

Te Kuvendi, protestuesit mësynë derën e Kryesisë duke e thyer me një tabelë rrugore të shkulur dhe thyer xhamat.

Në hyrjen e parlamentit pati forca të shumta policie dhe një autobot në gatishmëri, por protestuesit e shmangën.

Ndërkohë, sot Kuvendi parashikon të ketë një axhendë të ngjeshur, ku në rend përfshihet edhe një interpelancë e kërkuar nga PD me ministrin e Brendshëm, që i referohet reagimit të policisë ndaj protestuesve, por kërkesa e dorëzuar mban datën 27 korrik, kur në detyrë ishte ende Besfort Lamallari.

Parashikohen edhe 3 interpelanca të tjera, të shtyra gjatë seancës ku u votua reforma territoriale, konkretisht me ministrin Enea Karakaçi për autostradën Milot-Balldre dhe për termocentralet lundruese ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 2’ në Vlorë, si dhe me ministrin Petrit Malaj për masat fiskale për uljen e çmimeve.

Gjithashtu përfshihen edhe 6 pr.ligje dhe një pr.vendim për ngritjen e komisionit të posaçëm për ‘Territorialen’ që do të ketë si funksion rishikimin e kompetencave të bashkive, në të cilin PD me gjasë do të refuzojë të marrë pjesë.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 15.10.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.

5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

7. Projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”.

8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, “Për shërbimet e pagesave””

10. Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. 11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar”.

12. Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”. 13. Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Next Post
VIDEO/ Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: S’janë duart e studentëve, por të opozitës! Do ta paguajnë

VIDEO/ Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: S’janë duart e studentëve, por të opozitës! Do ta paguajnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com