• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana nderon viktimat e Holokaustit/ Veliaj: Ne dimë ta hapim derën pavarësisht fesë apo përkatësisë

by Java News
09/07/2020 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët dhe fashistët. Ndaj në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre të varfra për t’i strehuar dhe mbrojtur, nga sot Tirana ka një memorial dinjitoz në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Në ceremoninë e përurimit të këtij memoriali ku merrte pjesë dhe Kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori I Izraelit, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se ajo vlerë e treguar në ato vite të vështira, bëjnë krenar të gjithë shqiptarët.

“Për ne shqiptarët, padyshim që dimë të hapim derën dhe zemrën për këdo që ka nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare, ngjyrës së lëkurës apo origjinës. Kryeministri Edi Rama ka qenë kryetar Bashkie kur u iniciua ky projekt në kohën e Ambasadorit Withers. Dua të falënderoj edhe ish-ambasadorin Amerikan në Shqipëri, John Withers, i cili me mbështetjen e Edi Ramës, në atë kohë kryetari Bashkisë, vendosën të sillnin në vëmendje përmes këtij memoriali, meritën që populli shqiptar ka fituar për veprat heroike gjatë Holokaustit. Për fat të keq këtë proces e zuri gjysmë hija e një administrate të mëparshme, për ta rifilluar sërish procesin në vitin 2015, aty ku kishte ngecur. Jam sot shumë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë nga ana e Komisionit të SHBA-së për Ruajtjen e Trashëgimisë dhe punën e palodhur të APR-së për përfundimin e kësaj vepre që është realisht një stoli për Tiranën në 100-vjetorin e saj”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, ndërsa theksoi se për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt dhe të Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre.

“Shqipëria ndodh që të jetë një nga tokat e rralla në Europë, sot ku paragjykimet fetare dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët besojnë në besime të ndryshme fetare. Në 100 vitet e Tiranës kryeqytet, tiranasit u solidarizuan pasivisht, dy herë. Me hebrenjtë në luftën e dytë botërore dhe me vëllezërit kosovarë, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe gjithë gjenocidit serb në Kosovë. Me këta njerëz që për fat kanë dy të përbashkëta. Përjetuan ligësinë më të paimagjinueshme njerëzore dhe u nxorën nga ferri nga i njëjti engjëll shpëtues. E për fat të mirë, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt, Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se fryma e treguar në ato vite të vështira duhet ruajtur dhe kultivuar për gjithë gjeneratat që vijnë.

“Kam shumë shpresë se ky memorial do ta ruajë këtë raport special me popullin hebre, me komunitetin hebraik në Tiranë dhe miqtë në Amerikë dhe miqtë e besimeve të tjera që kultivojnë çdo ditë këtë frymë vëllazërie. Sot jam shumë krenar që po ndërtojmë raporte speciale dhe ura bashkëpunimi mes Tel Avivit, Haifa dhe Jeruzalemit. Shqipëria, Tirana dhe populli shqiptar ka shumë për të mësuar nga shembulli i Izraelit dhe komuniti hebraik qoftë përmes ruajtjes së historisë, qoftë për unitetin dhe bashkimin si mjet për të arritur qëllimet e përbashkëta në 100 vitet e ardhshme të kryeqytetit tonë”, deklaroi Veliaj.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim falenderoi kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj që e bënë realitet këtë projekt.

g.kosovari

Next Post
Projeksione për koronavirusin në Shqipëri

Lokomotiva PS dhe lokomotiva PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Gjyqtarët, benefite nga drejtësia por nuk e njohin”, Meçe: Kushtetuesja ta rrëzojë çështjen!

February 2, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In