• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana, ndër më të shtrenjtat në rajon

by Java News
23/04/2019 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kostot e jetesës në kryeqytet janë rritur në 2019-n në raport me vendet e tjera të rajonit. Jetesa në Tiranë tashmë është po aq e shtrenjtë sa në Beograd dhe pak me e lirë në raport me Podgoricën. Të dhënat janë marrë nga portali Expatistan.com, i cili krahason kostot e jetesës midis qyteteve të ndryshme per individët që lëvizin për arsye punësimi në shtete të tjera. Për të përcaktuar kostot e jetesës, portali i ka kategorizuar në 5 grupe: ushqim, strehim, veshje, transport, kujdes personal dhe argëtim.

Për vitin 2019, Podgorica mbetet qyteti më i shtrenjtë i rajonit. Në krahasim me Beogradin dhe Tiranën, kryeqyteti i Malit të Zi është vetëm 2% më i shtrenjtë. Atje kushton më shtrenjtë ushqimi, strehimi dhe transporti. Ndryshe nga viti 2018, Tirana është po aq e shtrenjtë sa Beogradi, ku më shtrenjtë kushtojnë po ashtu ushqimi, strehimi dhe transporti.

Për vitin 2019 Shqipëria është më e shtrenjtë se Sarajeva, në të cilën një vit më parë jetesa për të huajt që zhvendosin atje ishte më e shtrenjtë se Tirana. Diferenca në kostot e jetesës në krahasim me Tiranën është me e theksuar në Shkup dhe në Prishtinë. Shkupi është rreth 11% më i lirë se Tirana. Sipas portalit atje kushton më shtrenjtë transporti (rreth 3% më shtrenjtë) dhe argëtimi rreth 28% më shtrenjtë.

Prishtina vijon të mbetet vendi më i lirë i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha kategoritë janë më të lira se në Tiranë. Në total kostot e jetesës atje 30% më të lira.

Tirana më e shtrenjta në rajon për veshjet dhe kujdesin personal

Veshjet dhe kujdesi personal janë më të shtrenjta në Tiranë në krahasim me kryeqytetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në krahasim me Beogradin dhe Shkupin, në Tiranë veshjet kushtojnë përkatësisht 2 dhe 3% më shtrenjtë. Në krahasim me Podgoricën ato janë 7% më të shtrenjta, ndërsa me Sarajevën rreth 9%. Prishtina mbetet kryeqyteti më i lirë për sa i përket veshjeve. Në raport me Tiranën diferenca është e madhe, pasi të vishesh atje kushton rreth 75% më lirë. Edhe për kujdesin personal, ku bëjnë pjesë tarifat e vizitave te doktori, çmimet e ilaçeve dhe çmimet e produkteve personale, Tirana është më e shtrenjtë. (monitor)

 

/a.meta

Next Post
Mediu: Të pengojmë zgjedhjet farsë

Mediu: Të pengojmë zgjedhjet farsë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In