• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mirëpret Konferencën e Bashkive Shqiptare në Rajon, Veliaj: Nuk është projekt nacionalist

by Java News
26/11/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas atmosferës që solli fundjavën e shkuar në Tiranë organizimi i Samitit të Diasporës, kryeqyteti mirëpret në datat 26-27 Nëntor, Konferencën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, një ide e propozuar para disa javësh nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e tij me homologun kosovar, Shpend Ahmeti, në Prishtinë.

Kryetarët e Komunave të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës kanë mbërritur Tiranë, për të vijuar me axhendën e përgatitur nga Bashkia e Tiranës, e cila kulmon ditën e Dielë me organizimin e Konferencës së parë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj i ka pritur sot në orën 09.30 krerët e Bashkive Shqiptare të Rajonit dhe delegacionet që i shoqërojnë ata.

Në një deklaratë të përbashkët, Veliaj pohoi se duke nisur nga Tirana do të nisin projekte gjigande dhe se do të shtrihet bashkëpunimi i ndërsjellë mes këtyre 5 bashkive. Ai theksoi se kjo kauzë shqiptare është një sfidë e përditshme, ndërsa shtoi se ky është shekulli i shqiptarëve të mirë që punojnë.

“Nuk është projekt nacionalist, por praktik. Fati i Shqipërisë është që rrethohemi nga shqiptarë përreth. Tirana mund të jap në shkëmbim. Unë besoj se ky është shekulli i shqiptarëve të mirë që punojnë, që i kanë fokuset tek puna dhe çdo njeri nuk jeton dot me slogane. Jeta e përditshme nuk është një ndeshje futbolli, pasi ka probleme të përditshmërisë. Duke nisur nga uji, trafiku. Dua të përshëndes 4 vëllezërit, kolegët e mi, që kauzën nuk e përdorin vetëm gjatë festave. Suksesi juaj është dhe suksesi ynë.”, tha Veliaj.

Më pas, në orën 12:00, delegacionet nga Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet me familjet firmëtare te Monumenti i Pavarësisë, në Parkun Rinia, që i paraprin festimeve të 104 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tyre dy ditor në Tiranë, delegacionet do të vizitojnë në terren edhe disa nga projektet madhore që Bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë, si rehabilitimi i Sheshit “Skënderbej”, i cili është konceptuar që të përfaqësojë të gjitha trevat shqiptare, apo rindërtimi i stadiumit “Qemal Stafa”.

Ndërkaq, ditën e Dielë, duke nisur  nga ora 10:00, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, do të mbahet Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit në Hotel Plaza.

Me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të mbajë fjalën e mirëseardhjes, e cila do të pasohet më pas edhe nga fjalët përshëndetëse të kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, kryetarit të Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi, kryetares së Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, si dhe nga kryetari i Bashkisë së Ulqinit, z. Nazif Cungu.

Mandej, konferenca do të vijojë me prezantimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të bashkive shqiptare në rajon, si dhe në fund të saj do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes 5 kryetarëve të bashkive shqiptare.

Next Post
Jeta sekrete e Liderit Suprem

Jeta sekrete e Liderit Suprem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In