• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mikpret seminarin e AVITEM, diskutohen sfidat e zhvillimit urbanistik

by Java News
10/12/2018 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në seminarin e AViTeM, e organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, për të diskutuar mbi zhvillimin urbanistik të qytetit. Duke vlerësuar reformën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për ndarjen e re administrative, Veliaj tha se ajo krijon mundësitë që investimet të shtrihen edhe në zonat rurale, në ish-komunat që më parë i kishin të pamundura investime të tilla.

Ai theksoi se falë punës së përditshme, kryeqyteti po transformohet duke përcjellë një energji pozitive dhe një aktivizim të ri shoqëror. Në këto tre vite, Tirana ka mundur të kapërcejë me sukses edhe hendekun e krijuar në këto vite tranzicioni, duke kthyer vëmendjen nga mjedisi si dhe në transformimi i transportit publik. Krahas ndriçimit LED, Veliaj nënvizoi se Tirana ka flotën më të re të taksive elektrike në rajon, ndërkohë që shumë shpejt do të ketë edhe flotën me autobusët elektrikë.

“Për disa çështje, vendet në zhvillim që për arsye historike kanë humbur shumë kohë, mund t’i kalojnë disa etapa. Kjo është arsyeja pse në Ballkan kemi flotat më të mëdha të taksive elektrike, pa asnjë subvencionim, thjesht duke thënë kush merr taksi elektrike e merr licencën për 24 orë. Vetëm nga një vendimmarrje të tillë kemi sot 5 flota të taksive elektrike në Tiranë. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe me autobusët elektrikë”, tha Veliaj, ndërkohë që hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë edhe për shtimin e gjelbërimit, ku vetëm falë kontributit të qytetarëve vitin e kaluar u mbollën 126 mijë pemë të reja.

Një nga projektet e suksesshme që po zbatohet në vendin tonë është dhe ai i “100 Fshatrave”, duke i dhënë nxitje jo vetëm përmirësimit të infrastrukturës në këto zona, por edhe nxitjes së zhvillimit ekonomik të tyre. “Ajo që kemi parë është se prekja e qendrave të qyteteve sjell një lloj graviteti ekonomik, social e kulturor. Kjo ishte faza e parë ku u prekën të gjitha qendrat e qytetit, dhe ku sheshi “Skënderbej” është sigurisht xhevahiri i kurorës në këtë transformim. Tani vëmendja është te fshati. Kemi filluar një proces që quhet projekti i “100 Fshatrave”. Shqipëria ka mijëra fshatra, por ne duam të krijojmë një paketë turistike, ekonomike, bujqësore për 100 fshatra që mund të jenë modele të agro-turizmit. Mezi pres që shumë realitete këtu afër Tiranës, ku kemi filluar me fermat, me agro-biznesin, të transformohen shumë shpejt”, tha ai.

Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Bashkimi Europian i cili ka akorduar 94 milionë euro për të gjithë ata fermerë, të cilët shprehin interes për të ngritur një biznes ku mund të shfrytëzojnë edhe potencialet që ofron zona e tyre.

Gjithashtu, një nga projektet e Bashkisë së Tiranës është dhe rehabilitimi i godinës së Piramidës, e cila do të shndërrohet në qendrën më të madhe të inovacionit në Ballkan ku 5 mijë fëmijë mund të mësojnë gjuhën e programimit. “Për këtë arsye, Piramida që është ndërtesa më kryesore në qytetin tonë, edhe më e lakmuara, i është dhënë qytetit të Tiranës nga qeveria për ta transformuar në një shkollë alternative të teknologjisë së informacionit, ku 5 mijë fëmijë të këtij qyteti të kenë mundësinë që të kodojnë, të animojnë, të shkruajnë programe, në të njëjtën mënyrë si bashkëmoshatarët e tyre në Francë, në Gjermani”, u shpreh kreu i Bashkisë.

a.çupaj

Next Post
Studentët refuzojnë dialogun: Plotësoni kërkesat, keni afat deri nesër!

Studentët refuzojnë dialogun: Plotësoni kërkesat, keni afat deri nesër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com