• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mikpret organizatën rinore të vendeve Adriatiko-Joniane, Veliaj: Fuqizojmë shpirtin e sipërmarrjes tek të rinjtë

by Java News
19/11/2019 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana mikëpriti sot takimin e organizatave më të mëdha rinore të vendeve Adritiko-Joniane, në një kohë kur kryeqyteti shqiptar është finalist për t’u shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022. Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi nismën e qeverisë shqiptare dhe qeverive të rajonit për të krijuar një hapësirë ballkanike, ku përfituesit kryesorë do të jenë të rinjtë.

“Sot jemi në një realitet krejt tjetër dhe vetëm lëvizja e lirë apo edhe nisma si ajo e kryeministrit tonë me disa nga kryeministrat e rajonit nga Maqedonia, Serbia për të pasur një hapësirë ballkanike, ku kryesisht janë të rinjtë përfituesit kryesorë që udhëtojnë pa pengesa, të kenë mundësi që diplomat e tyre të konvertohen pa kaluar një kalvar burokratik të paimagjinueshëm mes vendeve fqinjë, fare mirë mund t’i ulin këto barriera”, deklaroi Veliaj.

Ai u shpreh se nëse Tirana do të përzgjidhet si “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022 do të jetë një histori suksesi.

“Pasnesër jepet vendimi final i të gjitha organizatave që kanë qenë pjesë e jurisë për të akorduar çmimin e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022. Do të jetë një hapësirë fantastike për ta kthyer Tiranën 365 ditë me aktivitete të tilla dhe kemi përgatitur një program shumë ambicioz. BE me disa vende nuk janë gati që të fillojnë negociatat tani, ne do të hyjmë në një betejë tjetër, për të shpallur Tiranën kryeqytet europian për temën që kemi më afër zemrës, që është tema e rinisë”, deklaroi kryebashkiaku.

Duke folur para dhjetëra të rinjve dhe përfaqësuesve të lartë nga vendet e rajonit, Veliaj foli edhe mbi sfidat e të rinjve. Një prej tyre është edhe rritja e iniciativës së sipërmarrjes.

“Shpirti i sipërmarrjes do duhet të na bashkohet edhe në Ballkan. Ky është një koncept që duam ta fuqizojmë. Kemi një program fantastik me fondacionin amerikan, besoj që të fusim nismat e sipërmarrjes, se sipërmarrje do të thotë edhe në shoqërinë civile”, u shpreh ai, ndërsa theksoi rëndësinë që shumë prej nismave të kenë edhe një karakter global.

Ndaj, një nga projektet më të rëndësishme do të jetë edhe transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit në Ballkan, ku shumë prej të rinjve dhe të rejave do të mësojnë gjuhën e kodimit dhe të aftësohen nis profesionet e së ardhmes.

“Nëse nuk flet gjuhët e reja të revolucionit dixhital, atëherë nuk kemi të ardhme. Kjo është një ndër arsyet pse vitin tjetër do të transformojmë Piramidën e Tiranës, që është hapësira më e madhe dhe prona më e lakmuar e qytetit, në një hapësirë për të rinjtë, për atë që quhet aftësimi dixhital. Në Tiranë besojmë t’i vëmë paratë aty ku kemi zemrën dhe zemra jonë është tek rinia. Kjo është arsyeja pse jemi përgatitur të financojmë një vit shumë të suksesshëm të kryeqytetit evropian të rinisë, po me qeverinë, duke u dhënë të rinjve pronën më të shtrenjtë e më të lakmuar e më qendrore, tregojmë realisht ku i kemi prioritetet”, theksoi Veliaj.

Kreu i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi nënvizoi se eurorajoni Adriatiko-Jonian është aktor i rëndësishëm i nismës, së bashku me Konferencën e rajoneve detare të Europës.

“Bregdeti, zona e Adriatikut dhe Jonit është një pasuri e çmuar për të rinjtë, sepse potenciali i turizmit, agroturizmit, agrikulturës përfshirë nevojat e sotme për zhvillim e territorit, teknologjisë dhe inovacionit në këto fusha kanë nevojë për dialog, netëork, shkëmbim eksperiencash”, tha Dalipi. /e.s/

Next Post
VIDEO+FOTO/ Momente tmerri, kamioni me karburant përplaset dhe shpërthen në flakë

VIDEO+FOTO/ Momente tmerri, kamioni me karburant përplaset dhe shpërthen në flakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

A u rrit turizmi këtë sezon në Shkodër dhe Pogradec?

September 16, 2026
Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, reagon dhe BE: Thirrje për vetëpërmbajtje, drejtësia të bëjë punën e saj!

September 16, 2026
Ashpërsimi i Kodit Penal, Spahiu: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private

Spahiu: Gjykata e Apelit do të shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, njësoj si gjeneralin kroat Ante Godovina!

September 16, 2026
Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

“Heronj kombëtarë”- BBC dhe CNN raportojnë për aktgjykimin ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe vlerësojnë figurat e tyre!

September 16, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin

September 16, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse u dënua Hashimi?

September 16, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Plumb në dorë pas një konflikti! Plagoset 50-vjeçari në zonën e Vollgës

September 16, 2026
Shtohen zërat për shpërbërjen e Speciales, Këshilli Shqiptaro-Amerikan dënon vendimin për 4 ish-krerët e UÇK

Shtohen zërat për shpërbërjen e Speciales, Këshilli Shqiptaro-Amerikan dënon vendimin për 4 ish-krerët e UÇK

September 16, 2026
AI trondit tregun e medias në Britani të Madhe, shkurtohen mbi 220 vende pune

AI trondit tregun e medias në Britani të Madhe, shkurtohen mbi 220 vende pune

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com