• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mikpret kyetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në rajon, Veliaj: Europën e kemi në rrënjët e zemrës sonë!

by
25/11/2022 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e festave të Nëntorit, Tirana bëri bashkë në Pallatin e Brigadave kyetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në rajon.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se Unioni filloi pak vite më parë si një ide modeste dhe tashmë është kthyer në një organizatë të jashtëzakonshme që synon të heqë barrierat. “Ne nuk komplomentojmë Shqipërinë e madhe, nuk bëjmë teori konspiracioni. Ne nuk fantazojmë gjëra që sot në rendin e ri botëror ndoshta mund të jenë të parealizueshme, po që ne të funksionojmë për të mirën e qytetarëve tanë, si mund të pastrojmë më mirë qytetet, si mund të funksionojë më mirë mobiliteti, si mund të jenë këshillat bashkiak më të zhndërvjellët, si mund të kemi më shumë të rinj përfaqësues, si mund të jemi më shumë nikoqir me ato buxhetet tona modeste, këtë nuk na e ndalon askush.

Ndaj dhe unë sot jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e Unionit tonë dhe më vjen mirë që të them që prej këtij unioni jemi bërë më të mirë, jemi bërë më të aftë, jemi bërë më transparent, jemi bërë më të zhdërvjellët dhe kemi mësuar një pafundësi nga njëri-tjetri dhe kjo na ka bërë qeverisës, shërbëtorë dhe drejtues lokal shumë herë më të mirë se sa kur nuk ishim me njëri tjetrin”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se ky vit e gjen Tiranën si kryeqyteti Europian I Rinisë, ndërsa një vit më pas do të jetë Qyteti Europian i Sportit. “Më vjen mirë që ne e mbyllim këtë vit kur Tirana është “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Dhe fillojmë një vit ku Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”. Edhe ajo që thoshte Ismail Qemali, pavarësisht ku ne gjendemi dhe pavarësisht se në cilat territore jetojmë, Europën e kemi “në rrënjët e zemrës sonë”.Ndaj dhe më vjen mirë që Tirana sot është kryeqyteti i shumë aktiviteteve Europiane”, theksoi ai.

Veliaj shprehu besimin se dhe Samiti i 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë, do të jetë një histori suksesi. “Më vjen mirë që në datën 6 Dhjetor një takim historik i të gjithë vendeve të Bashkimit Europian, i të gjithë qeverive të Bashkimit Europian, 27 vendet anëtare plus 6 ato të rajonit tonë në Tiranë në 6 Dhjetor do të kenë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimorë. Dhe do të hyjë në histori si hera e parë ku gjithë Europa, në vendin që ndoshta ishte historia më e vështirë për të mbijetuar, do të jetë një histori suksesi dhe me shumë shpresë anëtari i ri i Bashkimit Europian” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj vlerëosi të gjithë atyre që shërbejnë në detyra të ndryshme në mënyrë që kombi të përparojë. Zv.kryeministri në Maqedoninë e Veriut Artan Grubi përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për transformimet që ka pësuar Tirana duke u bërë dhe pikë lidhëse me qytetarët nga të gjitha trevat shqipfolëse.
“Nëntori na bën bashkë të gjithëve, më shumë se festat e nëntorit na bën bashkë Tirana e Erionit. Secili qytetar i Shkupit më shumë njeh projekte të Erionit se sa të bashkisë së Shkupit, njohin pazarin, bulevardin, Toptanin, të gjithë projektetet dhe besoni, ky është bashkimi, më i madh edhe më i madh se i nëntorit”, tha Grubi.

Kryebashkiaku Përparim Rama përgëzoi Bashkinë e Tiranës për inciativën e ndërmarrë për Unionin e bashkive shqiptare. “Më shumë më shtohet kënaqësia kur shoh se takimet po vijojnë me arritje të reja, të ndërkomunikimit mes të gjithë komunave shqiptare. Jemi mbledhur këtë herë në vigjilje të një date të shënuar e që është po e nëntorit të para 110 viteve.

Ajo që u paralajmërua në takimin tonë të mëparshëm e që po prezantohet tashmë këtu është se tashmë është jetësuar platforma e komunikimit në kohë reale, Albanac, e para platformë rajonale që do na shërbejë si logo nën të cilën do mblidhemi në kohë reale për të shfaqur idetë, projektet dhe aktivitetet inovatore, për t’i rijetësuar ato e për të sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërisë shqiptare”, nënvizoi Rama.

Në këtë ceremoni, u dha medalja e mirënjohjes nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama për Prof. Dr. Kaliopi Naska dhe nga Kryetari i UBSHR-së Erion Veliaj për ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

/e.d

Next Post
Eksperti i sigurisë zbulon rolin e dy kolumbianëve në laboratorin e kokainës në Fier: Skema që përdorën…!

Eksperti i sigurisë zbulon rolin e dy kolumbianëve në laboratorin e kokainës në Fier: Skema që përdorën…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com