• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tirana merr kredi, qarqet kursejnë

BSH: 79% e kursimeve në kryeqytet i rikthehen ekonomisë

by A R
06/08/2026 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kursim apo kredi? Shqiptarët po i drejtohen gjithnjë e më shumë bankave, jo vetëm për të ruajtur kursimet, por edhe për të financuar blerjen e banesave, zgjerimin e bizneseve apo investime të reja.

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se sistemi bankar po rritet në të dyja drejtimet, si në depozita ashtu edhe në kredi, por ritmi nuk është i njëjtë në të gjithë vendin.

Në hartën e huamarrjes, Tirana vazhdon të jetë motori i kreditimit. Portofoli i kredisë arriti në 738 miliardë lekë, rreth 10% më shumë se një vit më parë.

Pas saj renditen Durrësi me mbi 62 miliardë lekë dhe Vlora me mbi 20 miliardë lekë.

HUAMARRJA SIPAS QARQEVE (mln lek)

Huatë 2025 Huatë 2026
Tiranë 670,530 738,304
Durrës 55,142 62,184
Vlorë 18,374 20,424
Fier 16,595 18,029
Elbasan 14,327 17,312
Shkodër 14,613 16,493
Korçë 10,834 12,704

Por dinamika më interesante vjen nga Elbasani, i cili regjistron rritjen më të fortë të huamarrjes, me mbi 20%, ndërsa Korça afro 17%, duke treguar se kërkesa për financim po zgjerohet edhe jashtë qendrës ekonomike të vendit.

Edhe kursimet mbeten të përqendruara në kryeqytet. Vetëm në Tiranë depozitat kanë arritur në 935 miliardë lekë, ose më shumë se gjysma e totalit të kursimeve bankare.

Pas saj vijnë Durrësi me 133 miliardë lekë dhe Vlora me 108 miliardë lekë, ndërsa qarqet e tjera kanë volume dukshëm më të ulëta.

Depozitat 2025 (mln lek) Depozitat 2026
Tiranë 836,486 935,493
Durrës 124,180 133,380
Vlorë 101,339 107,758
Fier 78,743 83,545
Elbasan 75,262 81,056
Shkodër 62,748 66,888
Korçë 62,007 38,981

Megjithatë, tabloja bëhet më interesante kur krahasohen kreditë me depozitat. Tirana ka raportin më të lartë, ku pothuajse 79% e parave të depozituara rikthehen në ekonomi në formën e kredive.

Kjo tregon një treg shumë aktiv, me kërkesë të lartë për financim nga familjet dhe bizneset.

RAPORTI KREDI/DEPOZITA

Tiranë 78.9%
Durrës 46.6%
Korçë 32.6%
Shkodër 24.7%
Elbasan 21.4%
Fier 21.6%
Vlorë 18.9%

Ndërsa në Vlorë, Fier, Elbasan, Shkodër dhe Korçë, depozitat janë disa herë më të larta se kreditë. Me fjalë të tjera, këto qarqe kursejnë më shumë sesa financohen.

Bankat mbledhin kapital nga këto zona, por një pjesë e mirë e tij kreditohet në tregje të tjera, kryesisht aty ku kërkesa për investime është më e lartë.

Në fund, harta financiare e vendit tregon dy realitete: Tirana është qarku që kërkon më shumë financim, ndërsa shumica e qarqeve të tjera mbeten kursimtare neto, duke krijuar një rezervë të rëndësishme fondesh për sistemin bankar.

Next Post
OKB i kërkon SHBA-së të heqë sanksionet ndaj Kubës -

OKB i kërkon SHBA-së të heqë sanksionet ndaj Kubës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com