• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana me një autoambulancë dhe sallë të re operative të shërbimit të urgjencës

by A R
13/12/2017 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të ketë një sallë të re operative të shërbimit të emergjencave dhe një autoambulancë me pajisje të teknologjisë së fundit, në mbështetje të sistemit dhe shërbimit të urgjencës mjekësore. Në 5-vjetorin e themelimit të Emergency Response Albania (ERA), kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, mori pjesë në përurimin e sallës së re dhe të autoambulancës që do të shërbejë gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës në qytetin e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për përmirësimin e shërbimit dhe vlerësoi kontributin e punonjësve të zjarrfikësve dhe të punonjësve të emergjencave. “Më vjen mirë që Fondacioni Zviceran për Inovacionin ka qenë një bekim për ne, për qytetin tonë dhe komunitetin”, tha ai, duke i cilësuar punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe të urgjencave si heronjtë e heshtur të qytetit.

“Respekt për ata që shërbejnë, një pakicë e shoqërisë që del nga rehatia e vet për të sakrifikuar për të tjerët. Unë besoj që kemi nevojë për këtë kulturë në kombin tonë. Është shtuar respekti për uniformën e policisë, për punën e zjarrfikësit, për bluzën e bardhë të mjekut, por ende nuk jemi aty ku duhet. Shpeshherë lejojmë që raste individuale, të veçuara, të karakterizojnë një trup të tërë njerëzish të përkushtuar. Mbaj mend episodin e fundit kur ra zjarr në Bibliotekën Kombëtare, unë kisha parë njerëz që të sakrifikonin për njerëz të tjerë, por që njerëz që të sakrifikonin për libra ishte e paprecedentë. Aty kuptojmë në fakt që Shqipëria është e mbushur me heronjtë e heshtur”, tha Veliaj, teksa shtoi se sensi i detyrës dhe i trajtimit të uniformës me respekt e dinjitet, pavarësisht kush është në pushtet, meriton të vlerësohet.

Kreu i Bashkisë kërkoi që qytetarët të tregohen mirëkuptues duke krijuar bashkërisht një histori suksesi. “Jam i sigurt që për çdo njeri që mund të ketë bërë një gabim, janë 10 mijë të tjerë me uniformë që shërbejnë me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Do doja që sikur secili prej nesh, qoftë kjo për mjekët, për zjarrfikësit, për policët, për shërbimet e emergjencave, secili prej nesh të angazhohet në këtë frymë pozitive. Unë besoj që mund të kemi një vend më mirëkuptues dhe në vend të histerisë të bëjmë histori me shërbimet tona”, theksoi Veliaj.

Ai dha edhe një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. “Edhe këtë fundvit do të japim një shpërblim për të gjithë punonjësit tanë të Bashkisë së Tiranës, sidomos ata të emergjencave, jo se paratë bëjnë diferencën, por për të treguar se për ne sakrifica njerëzore është po aq e dobishme, në mos më e dobishme  se sa infrastruktura”, deklaroi Veliaj. Një muaj më parë, të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës, përfituan rritje page dhe shpërblim për mirëmenaxhimin e situatës së zjarreve gjatë verës.

Christoph Graf, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit në këtë nismë e cila synon që të përmirësojë sektorin e shëndetësisë dhe ofrimin e këtij shërbimi për të gjithë qytetarët e Tiranës. “Jam i gëzuar që ky fondacion privat po siguron një shërbim jetësor me standarde të larta zvicerane për situatat e emergjencës në Shqipëri”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf. Ambasada e Zvicrës dha 43,000 Euro për qendrën e re të operacioneve e cila mundëson komunikim më të shpejtë dhe më të mirë midis ERA dhe spitaleve apo klinikave. “Ajo që shohim këtu sot është teknologji e klasit më të lartë – e njëjta që përdoret edhe në qytete zvicerane”, shtoi Ambasadori Graf.

Christian Vögel, i cili udhëheq Fondacionin Zviceran për Inovacion dhe që themeloi Emergency Re-sponse Albania tha: “ERA, si një shërbim mbështetës, ka një bashkëpunim të shkëlqyer me strukturat shtetërore si në kujdesin shëndetësor dhe ne polici apo zjarrfikës. Është e mahnitshme kur sheh të rinj shqiptarë profesionistë të shëndetësisë të cilët zgjedhin jo të emigrojnë por në vend të kësaj të përkushtohen ndaj shpëtimit të jetëve duke u angazhuar me ERA”.

Kryebashkiaku Veliaj ndoqi më pas dhe një demonstrim të trajtimit të një rasti ku kërkohet ndërhyrja e emergjencës mjekësore.

Shërbimet e ERA-s në Tiranë ofrohen falas për çdo qytetar pa dallim, mbështetur nga donacione vullnetare. Që prej 2015 ERA po zbaton një projekt të shërbimit të emergjencës mjekësore paraspitalore në përputhje me standardet ndërkombëtare në këtë fushë. Ky projekt synon të krijojë një model ekselence bazuar në praktikat më të mira evropiane e amerikane duke ia përshtatur ato kontekstit shqiptar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq/ Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me energjinë në disa bashki, ndërhyrje edhe në aksin Qafë Thorë-Theth!

Moti i keq/ Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me energjinë në disa bashki, ndërhyrje edhe në aksin Qafë Thorë-Theth!

November 26, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

November 26, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

November 26, 2026
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

November 26, 2026
Aksi Tiranë-Durrës, punimet zhvendosen gjatë natës për zgjerimin e superstradës për të shmangur problemet me qarkullimin!

Aksi Tiranë-Durrës, punimet zhvendosen gjatë natës për zgjerimin e superstradës për të shmangur problemet me qarkullimin!

November 26, 2026
“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

November 26, 2026
Kumbaro raporton në Bruksel punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

November 26, 2026
Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

November 26, 2026
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të përçarë

Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat? Nga fundjava 55 euro në Korçë, te pushimet 2,700 euro në Tajlandë

November 26, 2026
Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In