• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana me hartë të re, Veliaj: Afrojmë shërbimet pranë qytetarëve

by A R
12/06/2017 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 21 qershorit, qytetarët e Tiranës do të mund t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme më pranë zonës së tyre të banimit. Gjatë bilancit të investimeve në Njësinë Nr. 6 në Kombinat, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i shoqëruar dhe nga deputeti i PS, Saimir Tahiri, dha lajmin e mirë se qytetarët nuk do të humbasin më kohë për të shkuar larg zonës së banimit për të marrë shërbimin e nevojshëm. 

Kreu i Bashkisë tha se një nga propozimet e para do të jetë që zona e Astirit do të trajtohet si pjesë e njësisë në 6, duke lehtësuar jetesën për mijëra familje. “Propozimi ynë i parë është që e gjithë zona e Astirit, siç realisht po i merr shërbimet në Kombinat, edhe në kufijtë administrativë të trajtohet nga njësia nr. 6.  Tani që mbushet ky afat dhe na jep mundësinë ligjore, do t’i çojmë Parlamentit të ri dhe qeverisë së re të gjitha propozimet tona për ridizenjimin e hartës administrative të Tiranës, që realisht njerëzit t’i marrin shërbimet aty ku jetojnë, ku kanë shkollat, ku kanë çerdhet dhe kopshtet”, theksoi ai.

  Pas përurimit të sheshit “Skënderbej”, Veliaj deklaroi se më datë 20 qershor do të hapet edhe Bulevardi i Ri i Tiranës. “Na jepni mundësinë t’ju shërbejmë, po aplikojmë për t’u bërë shërbëtorë, për një kontratë pune shërbimi, jo sundimi, jo shefash, jo komandantësh. Në datë 20 do të hapim Bulevardin e Ri të Tiranës, një projekt i shtyrë 25 vjet”, tha Veliaj.

  Ai deklaroi se të gjitha këto investime janë arritur falë përkushtimit dhe punës së përditshme, ndryshe nga administrata e kaluar se cila preferoi që të flinte “gjumë”. Kreu i Bashkisë kërkoi që qytetarët më 25 qershor të votojnë masivisht PS, si garanci për vijimin e transformimit të qytetit. “Një kryetar bashkie mund të ketë zell, energji, skuadër, por po nuk pati qeverinë qendrore, siç kemi ne Edi Ramën, nuk bëhen këto punë. E kemi quajtur këtë raportim “2 vite zgjuar” pikërisht për të bërë një kontrast me 4 vite në gjumë dhe sot alternativa është e qartë: do të shkojmë përpara apo do të kthehemi mbrapa, do të vazhdojmë të rrimë zgjuar që të punojmë apo do ia fusim prapë gjumit? Ne e mbajmë mend freskët në memorien tonë se në qoftë se kthehemi në gjumë ose në qoftë se kthehemi në shkatërrim, mund t’i humbasim gjithë këto investime. Ne e kemi parë me sytë tanë shkatërrimin e këtij qyteti kur nuk është Partia Socialiste e fuqishme në krye të punëve të vendit”, u shpreh kreu i Bashkisë.

  Veliaj tha se ka vetëm një ekip i cili e çon Tiranën dhe Shqipërinë në drejtimin e duhur dhe ai është PS dhe Edi Rama kryeministër. “Sot e kemi vënë qytetin në punë, çfarë rëndësie ka që jemi të partive të ndryshme nëse ky ekip po e çon Shqipërinë dhe Tiranën në drejtimin e duhur, edhe me punë.”, tha ai.

 Në fjalën e tij, Veliaj dha edhe një mesazh urimi për të gjithë ata socialistë që sot festojnë themelimin e PS. “Le ta fillojmë me një urim sepse sot është ditëlindja e Partisë Socialiste. Çelësi i suksesit të PS është se gjithmonë rishpik veten, gjithmonë pasurohet me të rinj, gjithmonë hap derën për talente, por të mos harrojmë të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite”, tha Veliaj. /b.d

Next Post
Kandidati për kreun e LSI kërkon prishjen e koalicionit me PS: Ministrat po vjedhin!

"Çfarë bëre 4 vite që na kërkon votën?". Deputeti i LSI përgjigjet me një histori me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In