• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana, Lioni dhe Barcelona përzgjidhen si histori suksesi në Samitin e Metropoleve Europiane

by A R
21/10/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Poloni, me ftesë të kryebashkiakes së Varshavës, Hanna Gronkiewics-Waltz, dhe Presidentit të Zonës Metropolitane të Barcelonës, ku mori pjesë në forumin e Autoriteteve Metropolitane nga qytetet kryesore të Europës për të diskutuar mbi qëllimet dhe sfidat e përbashkëta.

Në fjalën e mbajtur në panelin me temë “Modele suksesi në menaxhimin e metropoleve Tiranë, Lion dhe Barcelonë”, kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet nga Bashkia e Tiranës, e cila falë reformës administrative dhe mirëmenaxhimit të të ardhurave, ka mundur t’i japë vëmendjen e duhur dhe të realizojë një sërë investimesh të rëndësishme edhe në zonat rurale.

“Kuptuam se në një vend të vogël me 3 milionë banorë nuk mund të kishim 400 komuna e bashki. Ishte jo efiçente, për të ndërtuar një rrugë nga mbledhja e taksave në një komunë të vogël duheshin 15 apo 16 vjet. Ndaj, vendosëm ta rikonceptonim zonën metropolitane në bashki më të mëdha, ku kryebashkiaku i zgjedhur, si në rastin tim, zgjedh administratorët që administrojnë zona të vogla, të cilët ofrojnë shërbime, por kanë një rol edhe në marrjen e vendimeve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se Tirana po ndryshon me ritme të shpejta, ndërsa shtoi se, aktualisht kryeqyteti shqiptar ka 35% të popullsisë dhe gjeneron mbi 45% të PBB së Shqipërisë.

Ai theksoi se një nga sfidat më të mëdha për qytetin është shtimi i perditshëm i popullsisë dhe nevoja për të ofruar shërbime sociale për qytetarët. “Mendoj se ka një trend pozitiv; rrugët rurale të periferisë apo zonat periurbane, të cilave nuk iu kushtohej aspak vëmendje, po përfitojnë përmes planifikimit të një skeme të madhe. Pra, mund të përcaktojmë politika më të mira bujqësore, sistemi ynë i edukimit është më shumë i barabartë, kemi disa përmirësime në të gjithë territorin. Mendoj se çështjet e transportit, të shërbimeve sociale, çështjet e strehimit social që kanë marrë një shtrirje të gjerë, padyshim ishin një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj zhvendosje demografike, e cila nuk përballohet ndryshe”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Ai u ndal edhe te sfidat me të cilat do të përballen qytetet në të ardhmen, siç është ndryshimi i klimës. “Brenda pak muajve Tirana shkoi nga -14 në +42 gradë, nga përmbytjet në zjarre, nga rrebeshet në thatësira disa mujore. Po mundohemi që jo vetëm t’i përballojmë me efikasitet, por dhe të kultivojmë tek popullsia një ndjenjë solidariteti e jo histerie në raste fatkeqësish natyrore”.

Gjatë punimeve të këtij Forumi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me drejtues të pushtetit lokal nga qytetet kryesore të Europës për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fusha të ndryshme përmes shkëmbimit të praktikave, përvojave dhe projekteve të ndryshme

Next Post
“Ylli apo Petriti e liroi vrasësin?” Qytetari sulmon Kryemadhin

Bindja e Kryemadhit: Shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohëshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e naftës goditet me raketë, ngrihet alarmi për rrezik të lartë

October 2, 2026
Britania e Madhe: Mjaft debatit për Kosovën në OKB

Rritet presioni ekonomik ndaj Moskës, Britania e Madhe shpall 31 sanksione të reja ndaj Rusisë

October 2, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Ditë me kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Nga pasditja…

October 2, 2026
E rëndë në Greqi, 32-vjeçari hyn në banesën e ish-gruas dhe partnerit të saj të ri dhe i masakron me thikë! Të dy rëndë në spital, zbulohet shkaku

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari hyn në banesën e ish-gruas dhe partnerit të saj të ri dhe i masakron me thikë! Të dy rëndë në spital, zbulohet shkaku

October 2, 2026
Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit në sektorët hekurudhorë dhe automobilistikë -

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit në sektorët hekurudhorë dhe automobilistikë –

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com