• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana lider në idetë e reja të biznesit në rajon, shpallen fituesit e programit të parë 6-javor

by Java News
22/01/2020 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithnjë e më shumë Tirana po zë një vend të rëndësishëm në rajon për mbështetjen që i krijon startupeve. Akseleratori i parë në Shqipëri Uplift Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës përzgjodhi fituesit e programit të parë 6-javor të akselerimit pjesë e të cilit ishin 7 startupe nga Shqipëria, Kosova dhe Rajoni.

Përpjekjet disa mujore të startupet dhe ekipit të Uplift Albania u finalizuan në ditën “Demo-Day” ku përballë një audience si Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, deputeti Niko Peleshi dhe investitorëve Peter Kolesar, Boris Zeleny, Marin Gjonaj, Eva Simokova Zhabevsa Muratovska dhe Stephen Kelly u shpallën fituesit e Uplift Albania.

Akseleratori i parë në Shqipëri i cili tërhoqi vëmendjen e mëse 50 startupeve nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme vjen si fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA dhe me mbështetjen e SlovakAid.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj vlerësoi përpjekjet e ICTS media në fushën e teknologjisë dhe informacionit ndërsa bëri thirrje për përfshirjen edhe të universiteteve në nisma të tilla si Uplift Albania. “Shqiptarët janë të gatshëm të flasin por jo të dëgjojnë. Por në ICTSmedia ka njerëz që janë të gatshëm të dëgjojnë” theksoi Kryebashkiaku Veliaj.

“Duke u bërë bashkë të ndihmojmë talentet tona me mbështetjen e komunitetit kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm,” tha bashkëthemeluesi i ICT Awards z. Kushtrim Shala në fjalën e tij hapëse të “Demo-Day.”

z. Peter Kolesar, partner në CIVITTA dhe një prej mbështetësve të Uplift Albania tha se pasioni për progres dhe inovacion janë dy të përbashkëta të mëdha mes dy vendeve tona. “Akseleratorët mund të sjellin ndryshim për vendin dhe Uplift po e bën këtë në Sllovaki ndërsa potenciali për të bërë të njëjtën gjë në Shqipëri ekziston,” tha gjatë fjalës së tij.

“Demo-Day” i parapriu një aktivitet paralel Investor Connect ku secili startup pati mundësinë për të komunikuar me investitorët përgjatë 7 minutave në formatin Speed Dating. Startupet shqiptare të shndërruara në kompani dhe që kanë arritur njohje dhe sukses ndërkombëtar janë të pakta me qasjen tradicionale ndaj biznesit që mbetet predominuese në Shqipëri.

Next Post
Plagosën çiftin e bashkëshortëve gjatë tentativës së grabitjes, policia vihet në kërkim të dy të dyshuarve

Plagosën çiftin e bashkëshortëve gjatë tentativës së grabitjes, policia vihet në kërkim të dy të dyshuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com