“Tirana, Kryeqendra e Shqiptarisë”, Veliaj ndan momente nga “Parada e Shqiptarëve”: Mezi pres ta vijojmë traditën edhe këtë nëntor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga Parada e Shqiptarëve e zhvilluar një vit më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke e cilësuar këtë event si një simbol të bashkimit kombëtar dhe shpirtit shqiptar.

Në postimin e tij, Veliaj thekson se Tirana nuk është vetëm një destinacion turistik, por vendi ku shqiptarët nga të gjitha trojet mblidhen për të festuar së bashku. Ai nënvizon se ky aktivitet i kthyer tashmë në traditë do të vijojë edhe këtë nëntor.

“Tirana sot nuk është vetëm një qendër që tërheq turistë nga e gjithë bota, por mbi të gjitha është Kryeqendra e Shqiptarisë. Jam krenar që prej dy vitesh,  më 28 nëntor, organizojmë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me Albanian Roots, Paradën e Shqiptarëve – aty ku ne shqiptarët e një gjaku mblidhemi nga të gjitha trojet për të sjellë kulturën, traditën e zakonet e trevave ku prej shekujsh jeton gjak shqiptari. E mezi pres ta vijojmë traditën edhe nëntorin tjetër, si një mundësi për t’u bërë bashkë, të gjithë siç jemi, si Shqiptarë”, shkruan ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com