• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tirana, kjo heshtje fisnike përballë zhurmës së kohës…

by Ilir Çumani
17/11/2025 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

Historia e një kombi matet jo vetëm në datat e mëdha, por edhe në aftësinë për të mos e lënë të vërtetën të kthehet në pluhur harrese. Thirrjet për të rivlerësuar të shkuarën janë të dobishme vetëm kur synojnë qartësi, jo mohimin e një realiteti të rrënjosur në gjakun e njerëzve të thjeshtë që mbrojtën pragun e shtëpisë.

Dhe kur bëhet fjalë për ditët e nëntorit 1944, kur Tirana u përfshi nga zjarri i betejës, nuk ka asnjë mënyrë për ta rishkruar historinë pa përmendur atë që është themelore: vendosmërinë e brezave që dolën përballë njësive të pushtuesit me bindjen e palëkundur se liria është më e shtrenjtë se jeta.

Ka ditë në historinë e një kombi që nuk shuhen, edhe kur vitet grumbullohen mbi to si pluhur i padukshëm. Disa data mbeten të varura në ajër, si ato dritat e largëta që s’të lënë të futesh në harresë.

17 nëntori i vitit 1944 është një nga ato drita që nuk do të shuhet kurrë, në jetë të jetëve, sepse është një ditë që nuk e kërkon lavdinë me zhurmë, por e mban brenda në një heshtje të qetë, thuajse të shenjtë e të pacënueshme nga çdo forcë e padukshme.

Një ditë që e kujtojmë jo me brohoritje, por me një lloj përkuljeje të butë, si para një fotografie të vjetër që, edhe në zbehjen e saj, ruan diçka të papërsëritshme.

Në qendrën e Tiranës së asaj kohe nuk kishte dekorata, as parakalime apo ceremoni. Kishte vetëm tym. Kishte barrikada prej gurësh, dërrasash e zemrash njerëzore. Kishte fytyra të lodhura nga nata, sy të ngrirë prej frikës dhe dritës së shpresës në të njëjtin moment.

Ata djem e vajza që i dolën përballë një ushtrie të huaj nuk e dinin se ç’do të sillte e nesërmja; secili prej tyre e ndiente vdekjen shumë afër dhe lirinë ende shumë larg. Por, megjithatë, u ngritën. Kaq. U ngritën…

Kjo është ndonjëherë mrekullia më e thjeshtë dhe më e papërshkrueshme e historisë: njerëzit bëjnë atë që është e drejtë pa qenë të sigurt për asgjë. Pa kontratë me fatin dhe pa garanci.

Tirana e nëntorit 1944 nuk u çlirua nga simbole politike, por nga një impuls vullkanik që e tejkalon çdo doktrinë: ai i njerëzve që nuk e durojnë dot padrejtësinë.

Njerëzit që luftuan në kryeqytet atë ditë nuk ishin ëndërrimtarë të një sistemi të ardhshëm, nuk luftuan për të ngritur një regjim të ri, nuk i udhëhoqi dëshira për të sunduar nesër.

Ata luftuan nga një motiv shumë më i lashtë e madhor: përtëritja e dinjitetit, e atij dinjiteti që e di se liria nuk është një dhuratë që të jep dikush, por një e drejtë që të takon, dhe kur të mohohet, e fiton atë me gjak.

Bota akademike, e ftohtë ndonjëherë në gjykimet e saj, ka qenë e qartë kur ka folur për rezistencën shqiptare: ajo ka qenë e vërtetë, e fortë dhe e sinqertë.

Hulumtimet dhe librat e huaj, dokumentet, kujtimet e ushtarakëve të kohës — të gjitha e njohin qëndresën shqiptare si një akt të plotë në luftën kundër nazi-fashizmit. Po të hapësh arkivat europiane, gjen atje një respekt të heshtur, një vlerësim që nuk u imponua nga asnjë ideologji dhe as nga propaganda e një sistemi të mëvonshëm.

Ata që i kanë parë faktet pa syze partiake e kanë pranuar se shqiptarët luftuan me dinjitet dhe për dinjitet, në mënyrë të pavarur dhe pa u nënshtruar.

Nëse më pas mbi këtë fitore u vendos një hije e rëndë, një regjim që solli frikë dhe dhimbje, kjo është një histori tjetër, një plagë më vete, një kufi morali që duhet ndarë me qetësi.

Sepse nuk mund të mbivendosësh padrejtësitë e një epoke mbi heroizmin e një epoke tjetër. Ashtu siç nuk mund të fajësosh lumin për baltën që sjell stuhia pas tij.

Sakrifica e atyre që luftuan nuk mund të gjykohet me pasojat që solli politika më vonë. Historia ka kapituj, dhe çdo kapitull ka të vërtetën e vet.

Në këtë kuptim, kujtesa është një detyrë e butë, e shtruar, por e rreptë. Ajo kërkon drejtësi për të rënët, por edhe maturi për të mos i përdorur.

Kërkon që t’i shohim ata jo si shenja apo simbole politike, por si njerëz. Sepse, mbi të gjitha, ata ishin njerëz. Njerëz që lanë pas familje, bukë të pambaruar në sofër, fëmijë që nuk i panë të rriteshin.

Njerëz që e shihnin veten thjesht si pjesë të një populli në nevojë, jo si heronj të përjetshëm.

Kur shohim sot imazhet e fotografive të qendrës së Tiranës atë ditë, na japin një ndjesi të çuditshme, një përzierje dhembjeje dhe qetësie.

Ato imazhe historike kanë fiksuar si dëshmi të gjalla në celuloid rrënoja, tym, lodhje e cfilitje njerëzore, por ka edhe diçka të paprekshme: një qetësi të thellë, si ajo që vjen pas një stuhie të madhe, kur të gjitha fjalët janë thënë dhe mbetet vetëm e vërteta. Është qetësia e atyre që e kanë paguar çmimin e lirisë dhe presin që ne të mos e shpërdorojmë.

Ka një filozofi të thjeshtë, por të vlefshme, që na vjen nga gjithë kjo histori: liria kërkon zemra të mëdha, por kujtesa kërkon mendje të kthjellëta. Nëse nuk i kemi të dyja, rrezikojmë të humbasim edhe heronjtë, edhe historinë, edhe të vërtetën.

Prandaj, ndoshta mënyra më e mirë për ta nderuar atë brez nuk është të ngrihemi në këmbë me retorikë, por të ulemi një çast në heshtje.

Të kujtojmë se ata që luftuan në Tiranë ishin bij dhe bija të këtij vendi që deshën ta shihnin të lirë. Të pranojmë se liria e sotme, me të gjitha të metat e saj, ka një rrënjë të pashmangshme tek ata që mbajtën pushkën në dorë në një ditë shiu dhe zjarri të largët.

Nderimi i vërtetë është mençuria dhe urtia që nuk duhet të bërtasë. Ky nderim nuk kërkon duartrokitje prej askujt, por thjesht qëndron aty si një dritë e pandryshueshme, si ajo që ra mbi qendrën e Tiranës atë ditë të ftohtë nëntori dhe që ende na fton të jemi dinjitozë.

Sepse liria është e bukur vetëm kur i përngjan zemrave që e fituan.

Tiranë, e hënë – 17 nëntor, 2025

Next Post
“Sylvinho e shkatërroi nga nervat”! Alliu flet për Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve

“Sylvinho e shkatërroi nga nervat”! Alliu flet për Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve

Comments 1

  1. PROSHI says:
    3 weeks ago

    Bravo mik i mirë . Një shkrim me këmbë në tokë. Lufta u bë, partizanët fituan, ushtria u quajt çlirimtare Shqipëria u rreshtua në anën e botës antifashiste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

700 familjeve shqiptare u kërkohet të largohen vullnetarisht nga Anglia/ 3 mijë paund për të lënë vendin. Kërkesa nga..

700 familjeve shqiptare u kërkohet të largohen vullnetarisht nga Anglia/ 3 mijë paund për të lënë vendin. Kërkesa nga..

December 5, 2025

“Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin” – Reagimi i Dash Sulës për Salianjin: Bravo i qoftë

December 5, 2025
Mori 2,4 milionë lekë për një ndërtim pa leje, çohet për gjykim polici bashkiak dhe qytetari

Ndonjë anëtar i KLP-së a është nën hetim nga SPAK? Ja përgjigjia që jep Prokuroria e Posaçme

December 5, 2025
“Mbërriti zarfi me..”/ Çudit me deklaratën e tij Berisha: Kartelet shqiptare përcaktojnë zgjedhjet edhe në Amerikën Latine!

“Mbërriti zarfi me..”/ Çudit me deklaratën e tij Berisha: Kartelet shqiptare përcaktojnë zgjedhjet edhe në Amerikën Latine!

December 5, 2025
Greqi/ Vijojnë protestat e fermerëve, bllokohet rruga Kakavijë-Janinë. U lejohet kalimi vetëm emergjencave shëndetësore

Greqi/ Vijojnë protestat e fermerëve, bllokohet rruga Kakavijë-Janinë. U lejohet kalimi vetëm emergjencave shëndetësore

December 5, 2025
Gjyqi për Erion Veliajn, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

Gjyqi për Erion Veliajn, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

December 5, 2025
Konferenca me Komisioneren Kos, Rama: Rajoni më afër BE-së, fokus te tregu i përbashkët dhe…

Analisti reagon “prerazi”: Më mirë të na e kapë SPAK-un Edi Rama, sesa amerikanët…

December 5, 2025
Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

December 5, 2025
Shtyhet me një javë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, shkak bojkoti i avokatëve

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn/ E radhës do të mbahet më 12 dhjetor

December 5, 2025
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

Dritëhijet e një mandati që ndryshoi Shqipërinë: Altin Dumani dorëzon stafetën e drejtimit të SPAK-ut

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In