• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tirana kandidon për t’u zgjedhur “Kryeqyteti Europian i Kulturës 2024”, Veliaj: “Mundësi e shkëlqyer|!

by Java News
06/11/2018 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2024 Tirana mund të jetë Kryeqyteti Europian i Kulturës. Bashkia e Tiranës ka hedhur kandidaturën për të qenë ajo qendra e kulturës në Europë. Konfirmimi vjen nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi mori pjesë në Konferencën e parë të Kryeqyteteve Europiane të Kulturës që po zhvillohet në Firence, ku drejtues vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të njohur të artit, diskutuan mbi rolin e kulturës në zhvillimin ekonomik të qyteteve.

Veliaj tha se kjo konferencë ishte një mundësi e shkëlqyer për të lobuar për kandidaturën e Tiranës me përfaqësuesit e kryeqyteteve të tjera evropiane. “Shqipëria ka aplikuar për të qenë kandidate në vitin 2024, ndaj e kemi shfrytëzuar këtë mundësi të shkëlqyer të gjithë kryeqyteteve evropiane të kulturës në të kaluarën, për të lobuar për kandidaturën tonë. Falë kontributit të mikut tonë, Dario Nardella, kryetar i Bashkisë së Firences, qytetit tonë binjak, besoj se Shqipëria ka shanse shumë të mira, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e këtyre qyteteve në përgatitjen e kandidaturës së vet për vitin 2024”, theksoi ai.

Duke e cilësuar kandidaturën e Tiranës një mundësi e shkëlqyer për kryeqytetin, Veliaj shprehu bindjen se falë përgatitjeve që tashmë kanë nisur, do të kemi një tjetër histori suksesi. “Si të gjitha qytetet që kandidojnë për të qenë mikpritës të Lojërave Olimpike, Kampionatit Botëror të Futbollit apo të aktiviteteve të ndryshme, përgatitjet fillojnë vite më përpara. Ndaj, po i fillojmë përgatitjet 4-5 vite përpara, që kur të kemi edhe infrastrukturën, edhe buxhetin e nevojshëm, plus ndihmën që vjen nga Komisioni Evropian, besoj do të prodhojmë një histori tjetër suksesi për Tiranën tonë”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë artit dhe kulturës, duke shumëfishuar buxhetin e vendosur në dispozicion të saj. “Kultura sot nuk është vetëm art dhe teatër. Kultura sot është biznes, turizëm, sjell ekonomi. Ndaj, jam shumë i lumtur që Tirana po përgatit këtë kandidaturë. Sot, teksa përgatitemi për Teatrin e Ri, teksa kemi Turbinën, Shtëpinë e Gjetheve, kemi hapur shumë muze, kemi shumëfishuar buxhetin për art dhe kulturë, si nga qeveria qendrore, ashtu edhe nga bashkia lokale, besoj se kandidatura jonë ka një shans të shkëlqyer për të qenë e suksesshme”, tha Veliaj. /ma.me

Next Post
Ndriçim Xhepa shtrohet në spital, i nënshtrohet një tjetër operacioni

Gafa me Ndriçim Xhepën, s'e lejojnë të hyjë në premierën e filmit të tij, s'kishte...biletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com