• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana gati për të pritur yjet e muzikës botërore, përfaqësuesi i Sunny Hill zbulon detajet e festivalit

by
16/08/2022 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atmosfera elektrizuese që u krijua në festivalin “Sunny Hill” që u mbajt për katër ditë në Prishtinë pritet që të jetë e njëjtë edhe në Tiranë në datat 26-28 gusht ku për tri ditë me radhë mijëra të rinj do të argëtohen nën tingujt e muzikës. Përfaqësuesi i Sunny Hill, Alban Kastrati, zbulon për Gazetën “Si” më shumë detaje rreth festivalit Sunny Hill në Tiranë.

Ai thotë se edhe pse nuk ishte planifikuar të mbahej që këtë vit, pritet të jetë po aq i suksesshëm sa ai i mbajtur në Prishtinë. Disa ditë më parë ishte vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila shpërndau postimin e faqes zyrtare të festivalit ku thuhet: “Tirana a jeni gati?”

Edicioni i parë i këtij festivali do të mbahet në Parkun e Liqenit Artificial, ku tashmë kanë nisur edhe përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar në 3 ditët e Sunny Hill Festival. “Sunny Hill Festival Tirana do të mbahet në hapësirën e Liqenit Artificial të Tiranës, një zonë shumë e bukur dhe e përshtatshme që njerëzit të vijnë edhe në këmbë në festival nga të gjitha pikat kyçe të qytetit”, shprehet Alban Kastrati, ndërsa shton se “ky lokacion mundëson që të mos bëhet asnjë tollovi në qytet”. Biletat për festivalin aktualisht janë në shitje online, por Kastrati thotë se nuk ka bileta ditore, por vetëm bileta për një edicion të festivalit që është 100 euro për momentin.

“Momentalisht, nuk kemi bileta ditore, por bileta për një edicion të festivalit edhe për pak orë është 100 euro për tri ditët e festivalit, që kur zbërthehet në ditë i bie pak më shumë se 30 euro në ditë për një lineup që është jashtëzakonisht interesant dhe i paparë ndonjëherë në Shqipëri”, sqaron më tej Kastrati. Çmimet e biletave janë në ndryshim, pasi biletat aktuale sipas Kastratit janë bileta ‘early bird window’ (biletat kur fansat rezervojnë shumë përpara një ngjarjeje). Më tej do të vijojnë ‘regular ticket’, shitjet e të cilave ende nuk kanë filluar ku çmimi do të jetë 120 euro dhe mund të blihen deri në ditën e fundit. Ndërsa biletat VIP, çmimi i të cilave është 350 euro, do të ndalen më herët. Mënyrat e blerjes së biletave janë si online, ashtu edhe fizikisht.

“Biletat mund të blihen online në sunnyhillfestival.com dhe tek myticket.al, ndërsa prej ditës së nesërme (17 gusht) edhe në pikat e Western Union”, thotë përfaqësuesi i Sunny Hill. Më tej, ai shton se gjithë pagesat për pije dhe ushqim në festival do të bëhen cashless (pa para në dorë, me kartë online). “Është tejet e rëndësishme që pjesëmarrësit në festival ta shkarkojnë aplikacionin zyrtar të Sunny Hill nga iOS (për iPhone) dhe Google Play për telefonat Android, që të kenë mundësi blerjeje në festival”, vijon më tej Kastrati. Ai thotë se priten të jenë pjesë e koncertit artistë të mëdhenj ndërkombëtarë dhe lokalë.

“Artistët e konfirmuar tashmë janë bërë publik në të gjitha kanalet zyrtare të festivalit. Mbrëmë kemi zbuluar Stormzy, një hip hop artist tepër të rëndësishëm në skenën botërore të muzikës, dhe një fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare për muzikën e zhanrin të cilin ai e bën. Do të kemi edhe shumë emra tjerë të rëndësishëm që do të zbulohen në orët dhe ditët në vijim”, shprehet Kastrati. Duke e cilësuar si një event shumë të madh kulturor, Kastrati thotë se pritet një pjesëmarrje e madhe edhe në Tiranë.

“Ne presim të kemi shumë pjesëmarrës në festival, por momentalisht nuk e kemi një numër të saktë sepse biletat janë në shitje dhe për çdo moment numri i pjesëmarrësve është në rritje. Me shifra të sakta do të dalim në një moment tjetër”, thotë ndër të tjera ai.

/e.d

Next Post
Si do të ndryshojnë temperaturat sot/ Mot i nxehtë gjatë paradites, por pasditja sjell surpriza

Rikthehet i nxehti afrikan! Mësoni parashikimin e motit për sot dhe 'surprizat' që na presin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit!

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit!

October 31, 2026
“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

October 31, 2026
“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

October 31, 2026
VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

“Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë nga Saliu”- Avokati ironizon kreun e PD: Berisha bën thirrje për protestës kombëtare, por s’i shkojnë as familjarët…

October 31, 2026
“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

October 31, 2026
Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

October 31, 2026
Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

October 31, 2026
Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

October 31, 2026
“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In