• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana frenon Skënderbeun në Korçë

by Java News
22/09/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka fitues në super sfidën mes Skënderbeut dhe Tiranës në Korçë, një barazim 1-1, edhe pse rastet për gol nuk munguan. Pavarësisht diferencës në klasifikim, në fushë diferencat nuk ishin të mëdha.

Madje ishin bardheblutë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Hasnit, por vendasit nuk u dorëzuan dhe e gjetën barazim në fund me Jonh. Elementi i vetëm që i mungoi kësaj ndeshje ishin tifozët, të cilit nuk ishin në fushë për shkak të dënimit të fushës së Skënderbeut.

Pjesa e parë foli për Tiranën, që e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 20′ minutash lojë me anë të Edon Hasanit. Mesfushori shkodran shfrytëzoi një kros të ardhur në zonë dhe me kokë mposhti portierin Teqja.

Në disavantazh Skënderbeu hidhet në sulm dhe i afrohet golit me anë të Gripshit, i cili provon me një goditje të bukur nga e djathta, por Lika kontrollon në dy kohë (35′).

Bardheblutë përgjigjen pak para fundit me anë të Kobina, por sfera përfundon mbi traversë, pasi më parë është devijuar. Ky fraksion u mbyll me avantazhin e miqve.

Me të filluar pjesa e dytë Skënderbeu hidhet në kërkim të golit. Pas një kombinimi me Vangjelin, Muzaka gjuan në portën e Likës, por ky i fundi e ndal pa problem (48′). Pas fillimit të furishëm bardhekuqtë nuk arrijnë të depërtojnë mbrojtjen e kryeqytetasve.

Në këto minuta mungojnë rastet e rrezikshme, pasi loja zhvillohet në mesfushë ku spikasin dyluftimet. Skënderbeu i afrohet barazimit me mesfushorin Demte, i cili tenton nga hyrja e zonës, por sfera përfundon mbi traversë (69′).

Në disavantazh Shehi bën edhe dy lëvizjet e fundit duke aktivizuar Oto John në vend të Abazit dhe sulmuesi nuk zhgënjeu.

Pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Radas, John, fitoi duelin me mbrojtësit e bardhebluve dhe me kokë e dërgon sferën në rrjetë.

Goli u jep zemër vendasve që e sulmojnë me të gjitha forcat kundërshtarin. Brenda pak minutash Krasniqi ka dy mundësi mjaft të mira për të shënuar, por nuk arrin të mposht portierin Lika.

Në minutat e fundit loja spostohet sa në një portë në tjetrën. Blazhevski në shtesë pati rastin e artë për të shënuan golin e fitores, por gabon përballja Teqjas, i cili bën një dalje vendimtare duke i mohuar golin sulmuesit të bardhebluve. Me këtë rast u mbyll edhe ndeshja 1-1.

Next Post

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, e diel 23 shtator 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In