• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tirana feston ndërrimin e viteve, spektakël fishekzjarresh në 11 lagje të qytetit

by Java News
01/01/2021 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj: “2021 do jetë viti i ringritjes, bashkë për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit në çdo familje”

Sapo akrepat e orës shënuan 00:00, fishekzjarret e organizuara nga Bashkia e Tiranës lajmëruan ndërrimin e viteve. Për shkak të pandemisë, Bashkia ishte kujdesur që atmosferën festive ta sjellë në të 11 njësitë, përmes spektaklit të fishekzjarreve. Festa nisi më herët me një koncerti festiv, ku performuan këngëtarët më të dashur, e që u transmetua përmes rrjeteve sociale dhe mediave.

Pak para ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një video-mesazhi kujtoi sfidat dhe vështirësitë e vitit që lamë pas, por edhe uroi më të mirat për vitin që vjen.

“Një vit nga jeta jonë iku, për t’i lënë vendin një viti tjetër me të tjera sfida, por me shpresë dhe gëzime të reja. Ky ishte një vit i vështirë, një nga vitet më të vështirë të këtij shekulli, por të bashkuar treguam se shpirti i këtij qyteti triumfon mbi çdo vështirësi. Për të ruajtur njëri-tjetrin, shumë nga ne jemi të detyruar t’i festojmë këto festa të ndarë nga familjet, miqtë dhe të dashurit tanë, por me zemrën e mbushur plot dhe të bindur se po bëjmë më të mirën për vete dhe për ta, do trokasim gotat e shpirtit të mbushura me dashuri dhe do t’i urojmë njëri-tjetrit gëzuar këtë vit të ri”, u shpreh Veliaj.

Edhe pse për shkak të situatës këto festa nuk u festuan si gjithmonë, e mbledhur e gjithë familja, Veliaj shprehu bindjen se 2021 do vijë shumë më i mbarë. “Pasi kaluam një vit sprovash të forta, jam i sigurt se 2021 do vijë shumë i mbarë. Të gjithë ne sot jemi më të fortë dhe në zemrat tona dashuria për njëri-tjetrin është më e madhe se kurrë. Ky do jetë viti i RINGRITJES. Do jemi bashkë për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit në çdo familje, spital, shkollë, shesh apo biznes që ka nevojë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku këtë vit ia dedikon gjysheve, gjyshërve, që natën e ndërrimit të viteve nuk mundën të ishin mes nesh, mijëra mjekëve që luftuan e vijojnë të luftojnë për jetët e njerëzve, zjarrfikësve, punëtorëve dhe vullnetarëve.

“Ikën shumë gjyshër dhe gjyshe, të cilët në këto ditë do ishin duke bërë gati bakllavanë për të na kujtuar se është ajo kohe e vitit që duhet të mblidheshim në familje. Ikën, por na lanë kujtimet dhe amanetin që këtë jetë ta çojmë përpara se ia vlen të jetohet çdo sekondë e saj. Ia vlen teksa shohim diellin të shndrisë në këtë tokë të bekuar, teksa ndjejmë zemrat të rrahin për njëri-tjetrin, teksa shohim sytë plotë shpresë mbi maskat higjienike, teksa shohim fëmijët më shumë ëndrra të vrapojnë rrugëve të qytetit. Ky është qyteti i heronjve. I mijëra mjekëve që luftojnë përditë për jetët e njerëzve nga e gjithë Shqipëria. Ky është qyteti i mijëra policëve, zjarrfikëseve, punëtorëve dhe i vullnetarëve të rinj që e mbajnë në jetë Tiranën tonë”, u përfundoi ai, duke ftuar çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit, që të vijë dhe ta ndërtojë të ardhmen në Tiranë.

Në të gjithë qendrat sociale, Bashkia e Tiranës ka ofruar ushqime në mënyrë që askush në këto ditë festive të mos ndihet vetëm.

Next Post
E testuar tek 40 mijë persona, kompania amerikane do të bëjë kërkesën për miratimin e vaksinës pas zgjedhjeve në SHBA

Lajm i mirë në luftën kundër Covid-19/ OBSH e miraton vaksinën e Pfizer, përshpejtohet shpërndarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com