• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana feston ndërrimin e viteve, koncert e spektakël fishekzjarresh. Rama dhe Veliaj vizitojnë dy familje të prekura nga tërmeti

by Java News
01/01/2020 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa akrepat e orës shënuan 00:00, fishekzjarret shumëngjyrëshe organizuar nga bashkia lajmëruan ndërrimin e viteve dhe njëkohësisht edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Siç është bërë traditë tashmë, sheshi “Skënderbej” ishte qendra e festimeve, ku ishin mbledhur qytetarë të shumtë edhe nga rrethet e tjera.

Festa nisi në orën 22:30 të mbrëmjes, me këngëtaret e njohura shqiptare Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani. Pak para ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa uruan qytetarët në sheshin “Skënderbej”.

Veliaj tha se pavarësisht një viti me sfida që lamë pas, 2020 vjen plot shpresë. “Viti 2020 është 100-vjetori i Tiranës. Ky vit na dha të kuptojmë se gjëja më e rëndësishme është jeta. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, fe të ndryshme, mund të kemi ngjyra të ndryshme të lëkurës, por kemi vetëm një jetë. Ndaj, në emër të këtyre sfidave, vështirësive, në emër të gjithë atyre fatkeqësive që kaluam këtë vit, përqafojmë njëri-tjetrin plot shpresë, për një vit më të mirë dhe një zemër plot mirënjohje për Tiranën tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se ndonëse Tirana u prek nga tërmeti, 2020 do të jetë viti i ringritjes së madhe, viti ku Tirana ecën më shpejt e lufton akoma më fort për të qënë një qytet europian.

“Jemi duke rikuperuar shtëpitë një e nga një, duam gjithashtu të rikuperojmë zemrat, mendjen, ekonominë dhe të sigurohemi që Tirana të vazhdojë të jetë motori i ekonomisë dhe i rajonit tonë. Fëmijët janë e ardhmja e këtij qyteti dhe e këtij kombi, ndaj në emër të fëmijëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë duhet të ngrihemi prapë në këmbë. Qytetet nuk maten nga sa herë rrëzohen; Qytetet, shtetet, kombet, komunitetet, familjet, maten nga sa shpejt ngrihen. Ndaj, unë besoj se viti 2020 do të jetë viti i ringritjes sonë të madhe, viti ku Tirana ecën më shpejt, lufton akoma më fort për të qënë një qytet realisht europian”, theksoi ai.

Veliaj i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë ekonominë, duke punësuar një person të prekur nga tërmeti apo duke adoptuar ndërtimin e një banese ose institucioni arsimor.

“Teksa fillojmë punën, teksa rifillon jeta normale, duam shumë të fokusohemi tek ekonomia. Nëse keni një biznes, punësoni një njeri më shumë sepse ka humbur gjithçka prej tërmetit. Nëse keni një mundësi financiare për të ndihmuar shtëpinë e dikujt, ju lutem na jepni një dorë; nëse keni mundësi të adoptoni një shkollë, një kopsht, një çerdhe, ju lutem na jepni një dorë dhe unë zotohem: ne si Tiranë, do të japim një dorë, siç kemi dhënë edhe për Durrësin, për Thumanën, për Laçin, për Krujën, për Fushë-Krujën dhe kudo tjetër ku ka nevojë që dora e Tiranës të ndihet. Kjo është Tirana jonë, familja jonë e madhe. Një familje është si një pemë secila ka degën e vet, por ama jemi të gjithë në një rrënjë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës përshëndeti edhe vëllezërit dhe motrat tona në trevat shqiptare, si dhe në diasporë. “Tirana e një milionëve, që mezi pres jo vetëm të mbushi 100-vjetorin, por në vitin 2022 është përzgjedhur Qyteti Europian i Rinisë. Dua të përshëndesim të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, në Maqedoni, vëllezërit dhe motrat në Preshevë, Mal të Zi, ata që janë në Australi, në Hollandë, në Kanada, në Amerikë, në Belgjikë, Gjermani e kudo ku flitet dhe ku rreh zemra shqip”, tha Veliaj.

Më herët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri Edi Rama vizituan familjen Tafa në Kombinat, të cilën nata e ndërrimit të viteve e gjeti në banesën e re të rindërtuar nga e para, pas tërmetit të shtatorit. Tre engjëjt e vegjël të kësaj familje pesë anëtarëshe kanë tashmë jo vetëm një banesë të re, por edhe kushte më të mira për t’u rritur e mësuar.

Një tjetër ndalesë ishte edhe familja Shkalla në Lundër. Estrefi dhe familja e tij humbën shtëpinë e vjetër prej tërmetit, por shumë shpejt do të lënë çadrën dhe do të kthehen në një banesë më të mirë.

Bashkë me urimin për një vit të ri të gëzuar, Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj e siguruan për rindërtimin e shtëpisë në kohë rekord. Rama deklaroi se të gjitha banesat e dëmtuara do bëhen brenda vitit. “Me siguri që do t’i rregullojmë të gjithë brenda vitit tjetër, ky është qëllimi. Kush është në çadër është prioritet i parë, pastaj ata me qira. Shtëpinë tënde do ta bëjmë shumë shpejt, se shkova e pashë, edhe themelet ishin bërë. Nga marsi, shtëpia do të jetë gati, por derisa të përfundojë, do të kaloni në një shtëpi provizore. Shtëpitë do të bëhen shpejt se do të bëhen me materiale të forta parafabrikate, dhe ato bëhen më shpejt, nuk kanë taksirate temperature, llaçi, janë ekologjike, antisizmike, edhe mobilimin bazë do ju’a bëjmë ne”, deklaroi Rama.

Kreu i bashkisë Veliaj tha se lejet për meremetimin e banesave apo ndërtimin e atyre të shembura nga termeti jepen brenda 24 orëve. /e.s/

Next Post
Thumbime, deklarata bombastike e prishje miqësish, Instagrami zbulon sherret më të bujshme të VIP-ave në 2019

Thumbime, deklarata bombastike e prishje miqësish, Instagrami zbulon sherret më të bujshme të VIP-ave në 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In