• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana e pajetueshme? Rama u tregon “kokave të mëdha” shkrimin e “Lonely Planet”

by A R
23/05/2018 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar një shkrim dedikuar turizmit dhe më konkretisht atij në Tiranë.

Duke publikuar artikullin e “Lonely Planet”, kreu i qeverisë fton të gjithë qytetarët që të lexojnë materialin, të cilin e gjeni këtu.

“Me ftesën që të shkoni vetë deri tek numri 10 e pastaj t’i lini të vazhdojnë “kokat e mëdha” të klubit të llafeve të Tiranës të thonë se Tirana është bërë qytet i pajetueshëm. Ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Prestigjiozja amerikane “Lonely Planet” që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, ka renditur Tiranën ndër 10 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët këtë verë.

Në artikullin e saj, “Lonely Planet” shkruan se kryeqyteti shqiptar nuk është vetëm një qytet “portë” por është metropol i fuqishëm që ka pësuar transformim.

“Dikush vështirë se do të impresionohej lehtë, nëse do t’i tregonin një destinacion udhëtimi më të mirë sesa Tirana, një qytet që gjendet mes brigjeve të Adriatikut dhe Alpeve Shqiptare. Por ky nuk është thjesht një qytet hyrës për në këtë vend, është vërtet një metropol plot energji që ka përjetuar një transformim rrënjësor, falë ish-kryebashkiakut që tani është kryeministri i Shqipërisë. Ai i ktheu ndërtesat e mërzitshme dhe gri, në disa pallate shumëngjyrëshe, inkurajoi banorët që të linin makinat për të përdorur biçikletat, dhe rivendosi fokusin në hapësirat e gjelbërta të qytetit. Rezultati është vërtet bindës”, thotë “Lonely Planet”.

Prestigjiozja evidenton mrekullinë që ofron mali i Dajtit, ku nuk duhet humbur edhe një udhëtim me teleferik për të shijuar pamjen panoramike dhe më pas për të shijuar ushqimin tradicional. Mbrëmjet në zonën e njohur si ish-“Blloku”, janë një tjetër element që veçohet nga “Lonely Planet”, ku turistët mund të shijojnë atmosferën fantastike .

“Një ditë tipike në Tiranë, përfshin një xhiro me teleferik nga qendra e qytetit në majën më të lartë, në malin e Dajtit. Pamje panoramike, eksperiencë me ushqim tradicional dhe bio, në restorante lokale, dhe më pas një tur në baret e shumta natën, në vende ku shërbehen koktejle, dhe bare të dizenjuara në bazë të trendit të fundit në lagjen e ish Bllokut, njëherë e një kohë, territor i bosave të korruptuar komunistë”, shkruhet më tej në artikullin e një prej faqeve më të njohura në botë për turizmin.

Next Post
Del Bosque optimist për Real: Asnjë lojtar i Liverpoolit për “Los Biancos”

Del Bosque optimist për Real: Asnjë lojtar i Liverpoolit për “Los Biancos”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In