• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Tirana e Erion Veliajt dhe Shqipëria e brezit tjetër

by Lorenc Vangjeli
30/11/2016 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Fidel Kastro ishte i fundmi i një brezi komunistësh që u shua javën e shkuar. Ai dhe të ngjashmit e tij dominuan me grusht të hekurt vendet e tyre, por dhe historinë e re moderne të botës. Brezi i Fidelit apo Marenglenëve (një kompozim i emrit Marks-Engels-Lenin) që erdhën edhe si emra në Tiranën e kastruar internacionaliste, tashmë ka hyrë në të shkuar. Bashkë me këto emra kanë humbur edhe emra të tjerë të frymëzuar nga letërsia e dikurshme ruse, më pas nga letërsia romantike franceze dhe nga “kultura” e diktuar komuniste. Për shembull, dikur kanë qenë të zakontë emra si ai i Doktorit që vinin nga tradita e një religjioni të caktuar në Shqipëri apo emra me frymëzim komunist si ai i zotit Nano. Qoftë njëri emër, qoftë tjetri, sot pothuaj kanë dalë plotësisht nga moda. Pakkush do ta quante sot një fëmijë me emrin Sali apo Fatos, pavarësisht shkëlqimit të fortë dhe kontravers të të parit apo fatit të madh ogurbardhë që ka ndjekur të dytin.

Duke nisur nga fundvitet 60-të e fillimvitet 70-të, nisën të mbizotërojnë emra ngushtësisht të lidhur me historinë shqiptare apo pothuaj autoktonë si të tillë: Erion, Saimir, Edi, Ilir, Luli, Blendi, Genc, Astrit, Majlinda, Shpëtim, Linda, Albana, Koli, Ylli e të tjerë. Me statistikë, ata janë emra nga më të përhapurit në vend. Qoftë dhe për “probabilitet”, mbartësit e këtyre  emrave mbizotërojnë sot në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të vendit. Studimi i tendencës së emrave që mbizotërojnë në këtë brez tek të 40-tat, mund të japë përfundime befasuese për të nesërmen e historisë së vendit. Duke nisur me Tiranën, ato janë dëshmia se nga do të vejë nesër kryeqyteti, por edhe gjithë Shqipëria.

Shembulli i parë vjen nga Tirana me një kryetar bashkie që quhet Erion. Duke nisur nga fundi dhe nga detaji më i parëndësishëm, ka një dëshmi që u këshillon cinikëve të të gjitha ngjyrave aksiomën e thjeshtë: Eshtë më mirë të dish sesa të kesh!

Dhe duke patur pak, por duke ditur mirë, ka pak javë që në Tiranë ka nisur të ndodhë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme. Me objekte autoktonë nga më të shëmtuarit e mundshëm. Ato i gjen pothuaj në çdo cep të Tiranës. Janë me ngjyrë miu dhe kur lagen nga shiu, grija e tyre duket edhe shumë më keq.

Janë fiks si arkivolë vertikalë.

Deri dje janë përdorur në formë si vende afishimi gjithfarë lajmërimesh, në përmbajtje, si nyje kontrolli për një ish-kompani shtetërore telefonie dhe për shkak të pozicionit të favorshëm, shumë shpesh janë shndërruar edhe në tualete natyrale burrash për të mbaruar punë shpejt e në këmbë. Një pamje unikale që për t’i gjetur të dytën, duhet të fluturohet shumë orë nga Rinasi dhe jo në kontinentin evropian.

Prej ditësh nuk është më kështu. Prej ditësh kjo trashëgimi gri, e lagur, aromërëndë po i thotë lamtumirë Tiranës, fillimisht nga qendra e jetës së saj evropiane, në ish-bllok, e pak nga pak duke u larguar në drejtim të periferisë. Bashkia e Tiranës, me një ide të mençur e fare të thjeshtë, me shpenzime fare-fare minimale po krijon një rezultat të dukshëm dhe të prekshëm jo vetëm vizual për kryeqytetin. Punonjës të dekorit, të ndarë në skuadra me nga dy vetë, ju janë vërvitur “arkivolëve” të rrugës me bojë vaji. Në fillim i pastrojnë nga pisllëku tradicional që deri dje nuk i vriste sytë askujt, dhe më pas i kthejnë në telajo natyrale. Diku një portret, diku një karikaturë, diku batuta në gjuhë të huaj e diku gjetkë Don Kishoti mbi kalë dhe Shvejku që “mbështetet” në llullën e tij; këto dy personazhe tragjikë që kanë bërë të qeshë dynjanë kur nuk qante dot, kanë ardhur në Tiranë në formën e personazheve serioze që afrojnë qoftë dhe një çast të vetëm meditimi. Për gjthë çfarë mund të bëhet me pak para dhe duke vrarë shumë mendjen.

Shqiptarëve me emra të dikurshëm, qoftë Sali, qoftë Fatos, për shembull, ato lamarina gri do t’u dukeshin normale. Sytë në ballë, njëlloj si nuhatja në hundë, mësohen shpejt me të ligën. Dhe qoftë anarkia pamore, qoftë aromat e këqia, nuk bëjnë përshtypje gjatë.

Ka një vit e gjysëm që ka një fragment të ri historie në Tiranë, në Tiranën tjetër të Erionit, “studentit” politik të Edi Ramës.

Ajo është e ngjashme me historinë e pritshme të së nesërmes së të gjithë vendit.

Eshtë pak, por tani është e dukshme për gjithkënd që sheh se Shqipëria e nesërme do të drejtohet me probabilitet të plotë nga Edi, Iliri, Saimiri, Luli, Blendi, Genci, Astriti, Majlinda, Linda, Shpëtimi, Albana, Koli, Ylli e të tjerë. Eshtë çështje brezi që ka këtë lloj emri. Kjo nuk është politikë. Nuk është as çështje zgjedhjeje. Janë thjesht emrat me të cilët do të thirret politika e nesërme në vend. Politika e brezit tjetër të pluralizmit shqiptar. 

Next Post
Biliç: Mourinho u dënua pasi e goditi fort mirë shishen

Biliç: Mourinho u dënua pasi e goditi fort mirë shishen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Protesta si stil jetese me qira

June 26, 2026
Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

June 26, 2026
Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshjen historike, pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshjen historike, pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

June 26, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama reagon për Banjat e Bënjës: Po përhapet propagandë, projekti është për rigjenerimin e zonës

June 26, 2026
Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

June 26, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaedan

June 26, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

Seanca përkujtimore / Bido: Çështja çame nuk është kundër Greqisë, por një çështje e të drejtave të njeriut

June 26, 2026
Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

June 26, 2026
Faleminderit që protestoni!

“Ka faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë”, analisti: Protesta është kthyer në një lëvizje antiamerikane

June 26, 2026
Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In