• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana Dhuron”! Ushqime, rroba dhe lodra për familjet në nevojë

by Java News
05/12/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stina e festave nuk është vetëm një moment për të festuar, por edhe për të qenë më pranë njëri-tjetrit, sidomos për njerëzit në nevojë. Tashmë është bërë traditë, në muajin dhjetor Bashkia e Tiranës organizon një sërë nismash për t’iu gjendur më pranë me një vakt të ngrohtë, ushqime dhe veshje.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe qytetarë iu bashkuan Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar lodra dhe veshje, të cilat do të dërgohen pranë qendrave sociale, kopshteve dhe shkollave. Ndërkohë, aktivitetet vijuan më tej me drekën në qendrat sociale.

“Tirana vërtetë ka 1 milion halle, por ka edhe 1 milion mundësi për të qenë solidarë, bashkëpunues dhe ndihmues. E kemi kthyer në traditë në Tiranë, muaji dhjetor është “Muaji i solidaritetit”. Besoj se me kaq shumë dashuri sa ka ofruar Tirana këtë vit, edhe në dhjetor, duke parë sesi po përfshihen edukatorët, mësueset, punonjëset sociale, që t’i mësojnë fëmijët që të vegjël me ndjenjën e solidaritetit, do kemi një muaj të bekuar festash dhe ndihme, për të gjithë ata që kanë nevojë”, deklaroi Veliaj.

Për fëmijët e familjeve në nevojë ky dhjetor i festave është muaji më i madh i solidaritetit në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve në prag të festave të fundvitit, fëmijët që vijnë nga shtresat në nevojë do të marrin më shumë dhurata. “Kolegët kanë vendosur kosha në të gjithë Tiranën, që familjet që kanë lodra të cilat nuk i përdorin më, mund t’i riciklojmë. Kush ka 5, mund të japë 2, qofshin lodra ose rroba, t’i hedhin në këto kabinat e verdha të vendosura nga bashkia, të cilat i pastrojmë, i riparojmë dhe pastaj mund t’i ripërdori një familje në nevojë në zonat rurale të Tiranës, në institucionet tona sociale, në shtëpi fëmije, qendrat tona të emergjencës, banesat sociale në Shkozë. Duam që të paktën fëmijët në këtë dhjetor, mos të ndiejnë që ka pabarazi”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër nismë, e cila synon mbrojtjen e mjedisit dhe në të njëjtën kohë t’u vijë në ndihmë personave në nevojë. Në disa prej rrugëve kryesore të qytetit janë vendosur kosha të posaçëm me ngjyrë të verdhë, ku të gjithë qytetarët mund të drejtohen për të dërguar rrobat e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. “Ftesa jonë për të gjithë qytetarët është dhuroni, dhuroni, dhuroni! Mund të dhuroni për fqinjin tuaj, mund të dhuroni lodra që nuk përdoren më, të cilat mund t’ia dhurojmë dikujt tjetër, ose në të gjitha kabinat e verdha, ku rroba, tesha që dikush nuk i përdor, ne mund t’i pastrojmë dhe pastaj t’i ripërdorim për të gjitha familjet në nevojë. Këtë vit ne do të targetojmë kryesisht fëmijët dhe familjet në zonat rurale, ata që janë në ndihmë ekonomike, në institucionet e mbrojtjes sociale siç janë shtëpitë e fëmijës dhe qendrat e emergjencës dhe ata që banojnë në banesat sociale, komunitetin rom dhe egjiptian”, nënvizoi Veliaj.

Ndërkaq, në hapësirat publike dhe në qendrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës do të ketë pika ku të gjithë ata që nuk kanë mundësi, mund të konsumojnë një vakt të ngrohtë. “Do të kemi disa vakte që do të gatuhen në hapësirat publike dhe në qendrat tona sociale, të gjitha pikat në të gjithë zonat pedonale në shesh, te Pazari, te Liqeni, do të jenë le të themi pikat më të frekuentuara, ku njerëzit mund të bëjnë dhurata. Askush nuk varfërohet duke dhënë, secili prej nesh pasurohet, pasurohet ai që merr diçka, por pasuron shpirtin edhe ai që jep diçka për ata që kanë nevojë”, tha Veliaj.

Aktivisti Eneid Mato deklaroi se edhe këtë dhjetor, solidariteti nuk do t’i mungojë kryeqytetit, për njerëzit që kanë nevojë për përkrahje. “Si çdo dhjetor, hapim muajin “Tirana solidare, Tirana dhuron, Tirana me zemër të madhe, humane” e njerëzve të mirë, që ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ka shumë nevojë këtë dhjetor që të dhurojmë për të gjitha ato familje, fëmijët e të cilëve nuk kanë lodra, nuk kanë veshje, nuk kanë ndoshta ushqim, u mungon edhe biçikleta e dashur, të cilën do ua ofrojmë dhe të tregojmë edhe njëherë se ky qytet është vendi i Nënë Terezës, Shqipëria e gjitha është vendi i Nënë Terezës, është një vend që solidaritetin e ka në gjak”, u shpreh Mato./a.cupaj

Next Post
Paloka kritikon Berishën: Po vazhduam të merremi me atletet e Ramës, tallje me veten!

Paloka: Është koha që të shporrim Ramën nga pushteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com