• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana dhe Kukësi qarqet me numrin më të lartë të papunësisë

by A R
04/05/2017 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qarqet e Tiranës dhe Kukësit rezultuan me shkallën më të ulët të punësimit në vitin 2016, përkatësisht me 50.3% secila, sipas përllogaritjeve të INSTAT.

Kukësi vijon të jetë në këtë renditje për shkak të mungesës së mundësive si një qark pa industri dhe me pak toka për të zhvilluar bujqësinë. Nga ana tjetër, Tirana vuan pasojat e mbifurnizimit me forcë pune për shkak të popullsisë së saj gjithnjë e në rritje për shkak të migrimit të brendshëm. Popullimi në rritje i kryeqytetit e bën gjithnjë e më të vështirë aktivizimin e forcës së punës, sidomos pas rënies së sektorit të ndërtimit në të cilin u punësuan shumica e të ardhurve në kryeqytet.

Një analizën e INSTAT mbi baza rajonale, tregon që në vitin 2016, qarqet me shkallë punësimi më të lartë për popullsinë 15-64 vjeç janë Elbasani me (64,5 %), Fieri (61,5 %) dhe Berati (61,5 %). Popullsia e Beratit në fillim të vitit 2017 pësoi rënie me 2,6 %, e Fierit me 2.6 % dhe e Elbasanit me 3.7%. Sipas të dhënave të INSTAT popullsia e Tiranës në janar 2017 u shtua me mbi 19 mijë persona ose 2.2 për qind më shumë. Tirana dhe Vlora ishin të vetmet qytete ku popullsia u rrit, të gjitha qarqet e tjera patën rënie te theksuar.

Ndryshimet demografike të vendit kanë ndikuar edhe tregun e punës.  Me shkallën e papunësie më të lartë janë Qarku i Vlorës me 25,1 % dhe ai i Tiranës me 19,8 %, te cilat patën rritje të popullsisë më 2016. Ndërkohë që shkalla më e ulët vërehet në qarkun e Dibrës me 8,6 %. Në vitin 2016, në qarkun e Tiranës, punësimi në bujqësi zë një përqindje shumë të vogël të punësimit gjithsej ( 5,4 %). Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve (68,5 %). Një peshë të konsiderueshme zë edhe industria ( 26,1 %).

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In