• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana dhe Athina po zgjidhin mosmarrëveshjet”, media greke: Janë kryer disa konsultime! Ja tre pikat që mbeten problematike

by S T
28/01/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” në një artikull të saj shkruan se Athina dhe Tirana po i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre.

I titulluar “Dritarja e Komunikimit” me Tiranën, artikulli thekson se mes dy vendeve janë zhvilluar një sërë negociatash për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, që pati një rritje tensionesh me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit për bashkinë e Himarës.

“Progresi aktual i Tiranës në negociatat e pranimit me BE shihet si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet greko-shqiptare dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet kryesore. Sidomos kohët e fundit qeveria e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka proceduar me miratimin e ligjeve zbatuese të vitit 2017 të cilat parashikojnë në thelb të drejtën e vetëvendosjes për anëtarët e pakicës kombëtare greke edhe nëse ata jetojnë jashtë zonave ku kjo ishte e mundur.Kjo lëvizje specifike e çoi Athinën në vendimin për të mos bllokuar kapitullin e fundit të pranimit të negociatave për Tiranën dhe të dyja palët duket se janë në konsultime të përhershme edhe për çështje të tjera të rëndësishme”, shkruan gazeta greke.

“Kathimerini” zbulon se ka pasur disa herë konsultime me Shqipërinë e Greqinë, që kanë pasur në fokus pikërisht çështjen e integrimit, duke zgjidhur çështjet e lëna pezull.

Si rezultat i këtyre konsultimeve, kanë ardhur si zgjidhje vendimet e fundit të dhjetorit të qeverisë Rama për mbledhjen e të dhënave për identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare.

“Kathimerini” thekson se mes Athinws dhe Tiranës ka ende çështje të pazgjidhura siç është ajo e paktit detar, të ligjit të luftës apo të pronave të popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Next Post

Edi Rama, ky “autokrat” i mirë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Me k/hajdutin e keni te lehte,cfare ti kerkoni ,k/hajduti eshte i gatshem te jape,vetem te qendroje ne pushtetin,e pa votuar nga shqiptaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com