• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana City Talks, Veliaj: Rritja e ekonomisë së Shqipërisë ecën paralelisht me trendin e ndërtimit në Tiranë; është koha të dëgjojmë ekspertët dhe jo gjithollogët

by Java News
19/01/2023 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot pjesë e tryezës “Tirana City Talks”, me urbanistë e arkitektë, të cilët diskutuan për ndërtimet dhe hapësirat publike, se si ato ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në fjalën e tij, Veliaj preku çështjen e ndërtimeve në Tiranë dhe nevojën që ka qyteti për t’u zhvilluar, pikërisht sepse është kthyer në një Kryeqytet me mbi një million banorë.

“Lista e zgjedhësve në Bashkinë e Tiranës, që sapo u publikua, përbëhet nga 702 mijë vetë. Janë banorë mbi 18-vjeç me të drejtë vote. Ndërkohë, në 2021 kjo listë ishte 680 mijë. Pra, popullsia mbi 18 vjeç është rritur me mbi 20 mijë vetë brenda dy vitesh. Shumica prej tyre janë familjarë, kanë edhe fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në qytet mund të negociohet për shumë gjera, por jo për gjithçka. Numri i njerëzve që jetojnë në Tiranë është diçka e panegociueshme. Pyetja është: e mbyll derën e shtëpisë apo do të përshtatesh? Ne duhet të përshtatemi. Këtu nuk duhet të diskutohet më a do ndërtojmë pallate të reja, siç thonë gjithologët e famshëm. Po për sa kohë një gjitholog nuk ka ikur nga kulla e tij, nga vila e tij, nga shtëpia e tij, për të jetuar në një shtëpi qerpiçi, poshtë një ure, apo në një ndërtim pa leje, pse duhet ta bëjnë të tjerët? Ne kemi një disonancë shumë të madhe të asaj që predikohet nga opinionbërja dhe të asaj që është fakt i panegociueshëm. Këta 702 mijë veta janë këtu për të qëndruar gjithmonë. Dhe po ju them, nëse vazhdojnë me këtë ritëm, ne do të jemi në vitin 2025 me 720 mijë votues. Tirana do të jetë një vend që prodhon 40 deputetë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se trendi i rritjes së ekonomisë së Shqipërisë ecën në paralele me trendin e ndërtimit në Tiranë. Ai nënvizoi se punuar për ekonominë e vendit dhe historinë e suksesit të Tiranës, e cila sot mund të marrë edhe titujt e Kryeqytetit Europian të Rinisë apo Qytetit Europian të Sportit sepse ka sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, pork a edhe palestra dhe terrene sportive për fëmijët.

Veliaj risolli në vëmendje edhe pallatin e shembur në rr. Myslym Keta, i cili ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 Nëntorit. “Para 4-5 ditësh ra tërmet në Tiranë, kurse para katër javësh prishëm pallatin e fundit, të dëmtuar nga tërmeti i kaluar, i cili u bë e pikë e madhe diskutimi. E kam fjalën për Pallatin nr. 4, në rr. Myslym Keta, i cili siç e patë, me një të prekur të ekskavatorit, u shkërmoq i tëri. Po të kishim dëgjuar gjithologët, ata që nuk janë ekspertë, urbanistë apo arkitektë, ose po të kisha dëgjuar analistët, që thonë: ‘Kryetar, ty të duhen vota, pse e prish tani këtë pallatin? Bëje pas Vitit të Ri, merri ato vota dhe bëje pas zgjedhjeve të majit’, çfarë mendoni se do të kishte ndodhur pas tërmetit që ra javën e kaluar? Kush do ta kishte fajin, nëse njerëzit do të ishin ende aty? Kush do linçohej publikisht, si vrasësi i atyre njerëzve? Gjithologët? Po kush i merr vendimet? Dikush që klikohet apo dikush që votohet? Ku është roli i arkitektit, i specialistit dhe i inxhinierit? Debati i sotëm vjen në momentin më të mirë, ndaj do të doja të bëja një ftesë për të qenë më vokalë, për të mbështetur atë që thotë shkenca dhe dija. Ne kujtohemi për Luljeta Bozon vetëm kur bie tërmeti dhe pastaj kthehemi prapë te tallavaja e atyre që nuk janë të fushës, të cilët nuk mund të japin mend dhe as të marrin vendime. Nuk janë as të votuar dhe as profesionistë të certifikuar, për të thënë se kur duhet të prishet një pallat, cili pallat mund të riparohet apo ku ka një hapësirë ku ne mund të ndërtojmë një habitat të ri. Pra, kjo mbyllet vetëm këtu, në këtë tryezë, apo secili prej nesh duhet të kthehet në një megafon të shkencës dhe dijes edhe përtej kësaj tryeze, si një antidot? Si një vaksinë ndaj injorancës dhe gjithollogjisë?”, tha Veliaj.

Tirana City Talks, një cikël debatesh publike, ka si qëllim kryesor krijimin e një forumi që mirëpret diskutimin e temave qendrore të urbanizimit dhe ndërmjetëson shkëmbimin e ideve mes qytetarëve të Tiranës, grupeve të interesi dhe Bashkisë së Tiranës.

 

Next Post
Policia blindon Niklën, SPAK kërkon shoqërimin e detyrueshëm të Ramazan Rrajës

Policia blindon Niklën, SPAK kërkon shoqërimin e detyrueshëm të Ramazan Rrajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

July 7, 2026
Republika e dyshimit

5 orë me drejtësinë

July 7, 2026
Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

July 7, 2026
Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

July 7, 2026
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

July 7, 2026
“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

July 7, 2026
Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

July 7, 2026
Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

July 7, 2026
“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

July 7, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In