• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana, bashkia e parë që hap Zonën e Lirë Ekonomike, Veliaj: TEDA do ofrojë 5-7 mijë vende pune

by A R
18/04/2024 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA Tirana), e cila ndodhet mes Kasharit dhe Vaqarrit.

Kjo hapësirë është një tjetër zhvillim me rëndësi strategjike për të gjitha bizneset e huaja që duan të investojnë në Tiranë, kryesisht në fushën e teknologjisë së informacionit, prodhimin e automjeteve dhe turizmit. Marrëveshja nuk i hap rrugë thjesht ndërtimit të infrastrukturës, por i hap rrugë edhe thirrjeve të para për bizneset që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e zonës ekonomike.

Kryebashkiaku Erion Veliaj nënvizoi se Tirana është bashkia e parë që krijon një zonë të lirë ekonomike, duke dhënë modelin edhe për shumë bashki të tjera. “Europa nuk është një nocion abstract. Nuk vjen Zana e Malit që ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa. Por, çdo ditë duhet të bëjmë nga një copë të vogël të Shqipërisë si gjithë Europa. Një ditë duhet bërë Sheshi Skënderbej si gjithë Europa; një ditë Parku i Liqenit; një ditë Pazari i Ri; një ditë Kalaja e Tiranës; një ditë Bulevardi i Ri; një ditë Kopshti Zoologjik, dhe tani, më në fund, kemi edhe një zonë ekonomike si gjithë Europa. Mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur jo vetëm negociatave, por edhe aspiratave, është që çdo ditë të bëjmë atë të voglën tonë. Sot skuadrat tona po bëjnë të voglën e tyre, që edhe ajo pjesë djerrë të bëhet një hapësirë europiane”, theksoi Veliaj.

Ai deklaroi se pavarësisht debateve me të cilat është shoqëruar çdo projekt, në fund ka rezultuar i suksesshëm.

“Nuk mbaj mend të kemi bërë një punë të mirë, që nuk ka pasur një skuadër tjetër që thotë: ‘Poshtë TEDA, poshtë ‘Samiu’, poshtë ‘Sheshi’, poshtë ‘Bulevardi’, poshtë ‘Parku i Lodrave’, poshtë ‘Pazari’, poshtë ‘Kalaja’, poshtë ‘Astiri’, poshtë të gjitha investimet e tjera’. Askush nuk duhet të jetë naiv, çdo punë e mirë ka kundërshtime. Ne mund të mbahemi mend si frikacakë, që nuk bëjnë asnjë punë nga histeria kolektive, ose si njerëz që kanë kurajo civile, kanë integritet profesional, kanë një vizion, dhe e dinë ku duan të shkojnë”, tha kryebashkiaku.

Veliaj komentoi edhe deklaratat politike të ditëve të fundit, teksa u shpreh se kur të shkruhet historia nuk do mbahen mend marrëzitë e ditës, por veprat që do të mbeten pas.

“Me të gjitha muhabetet që keni dëgjuar me sharje publike të ca personazheve që deri dje kanë drejtuar vendin dhe që Shqipëria u ka dhënë gjithçka, ne kuptojmë se kur të shkruhet historia nuk do mbahen mend marrëzitë e ditës. Në finale do mbeten veprat! Sheshi Skënderbej do të jetë aty edhe për 100 vite të tjera. TEDA është një projekt që do t’i mbetet këtij qyteti dhe do frymëzojë bashkitë e tjera që të bëjnë një zonë të lirë ekonomike. Duke qenë se po e shkelim ne të parët, do vëmë edhe sinjalistikë që, kushdo që ta shkelë pas nesh, të dijë ekzaktësisht hapat sib ëhet dhe nesër të jetë një qytet tjetër që mund ta bëjë, si Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora, etj”, tha Veliaj.

Ai siguroi se TEDA do të gjenerojë rreth 7 mijë vende të reja pune, që lidhen me teknologjitë e reja.

“Nëse nuk pengojmë njeri-tjetrin, po ju turrëm kësaj pune me energji të mirë, dhe duke inkurajuar secilin proces, ne mund të bëjmë një punë të mrekullueshme. Ne konkurrojmë sot me Shkupin, Greqinë e Veriut, Serbinë e Jugut dhe Malin e Zi. Në këtë sens, do duhet të tregojmë pse Tirana është “nona” dhe pse Tirana është vendi ku duhet të investojmë. Mos u shqetësoni për zhurmën. Ne duhet të funksionojmë si orkestër që prodhon muzikë. Sigurisht, dikush është violinë e parë, dikush tjetër është në fund, sipas detyrave, por secili ka misionin e tij, në një vend që prodhon zhurmë dhe që zhurma merr më shumë vëmendje. Besomëni ka një minorancë të zhurmshme që do të marrë gjithë vëmendjen dhe e merr, si një kloun që del në cirk për ta duartrokitur kalamajtë. Por, asnje nuk voton një kloun që të drejtojë punët e ekonomisë dhe punësimit, shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Puna që po bëni mund të mos jetë puna më e lëvduar, dhe më e klikuar, por është puna që do i mbetet vendit dhe do prodhojë muzikë në vend të zhurmës”, theksoi Veliaj.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nënvizoi se kjo zonë përfaqëson një nismë strategjike, që duhet të shërbejë si një katalizator inovacioni, investimesh dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

“Nëpërmjet ofrimit të infrastrukturës moderne, ku ndihmon edhe Bashkia e Tiranës, ku natyrisht do ndihmojnë edhe aktorë të tjerë të lidhur me infrastrukturën dhe proceseve të thjeshta rregullatore, të lehtësuara dhe një mjedisi të favorshëm të biznesit, do të arrihet që të kemi një pol të prodhimit dhe të zhvillimit, që do të jetë një model në rajon dhe në të gjithë vendin”, tha Gonxhja.

Përmes TEDA Tirana, qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë krijuar një stacion, ku një kompani ndërkombëtare mjafton vetëm të paraqitet tek enti zbatues, për t’u bërë pjesë e saj.

/a.r

Next Post
Rike Roçi i jep fund marrëdhënies: E mbylla me një telefonatë sapo dola nga “Big Brother”

Rike Roçi i jep fund marrëdhënies: E mbylla me një telefonatë sapo dola nga "Big Brother"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

June 3, 2026
Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

June 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

June 3, 2026
Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

June 3, 2026
“Greqia nuk e do investimin në Zvërnec”, gazetari: Turizmi i jugut rrezikon Korfuzin dhe Kefaloninë

“Greqia nuk e do investimin në Zvërnec”, gazetari: Turizmi i jugut rrezikon Korfuzin dhe Kefaloninë

June 3, 2026
“Po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri”/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

“Po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri”/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

June 3, 2026
Vizita e Altin Dumanit në SHBA/ Karamuço: Ja çështja kryesore që është diskutuar

Karamuço: Mbi 1 mijë llogari false dhe portale të reja po ushqejnë tensionet për Zvërnecin

June 3, 2026
“Do më dëgjosh apo jo?” Rama përplaset me gazetaren e CNN për Zvërnecin: Nuk po vrasim flamingot, projekti ende nuk ekziston

“Do më dëgjosh apo jo?” Rama përplaset me gazetaren e CNN për Zvërnecin: Nuk po vrasim flamingot, projekti ende nuk ekziston

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In