Megi Ndokaj artistja e re e cila po e vazhdon karrierën e saj si balerinë dhe modele në SHBA, New York, është përzgjedhur për të qenë anëtare e jurisë në kategorinë e dancit, mes figurave të tjera të artit në Tirana Art Fest. Një projekt ky organizuar nga Bashkia e Tiranës ku provomohen talentet e reja ne kërcim, këngë dhe multimedia, si dhe nga departamenti i rinisë dhe kulturës. Me Znj. Aspasjana Kërxhalli dhe Julinda Dhame, drejtoresha e përgjithshme e promovimit të qytetit. “Si artiste e re ndihem e vlerësuar që po punoj me një staf të shkëlqyer dhe dua te veçoj punën e palodhur të dy mentorëve që kanë punuar me 60 shkollat e Tiranës dhe rrethinave të saj. Klajdi Selimi, balerini shqiptar i cili ka qenë pjesë te “Amici” në Itali, si dhe kantautori i njohur Bojken Lako, i cili njihet për vlerat e tij profesionale. Së bashku do të ndjekim cdo javë minispektaklet deri sa të mbërrijmë në finalen e madhe. Faleminderit Bashkisë së Tiranës për mundësinë që u jep të rinjve”.