• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët – Ndër kryeqytetet më të mira për investime në pasuri të paluajtshme

by Os De
17/10/2025 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu i pronave është ndër sektorët me zhvillimin më të madh në vend, për shkak të investimeve të shumta dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve, sidomos pas periudhës së pandemisë. Investimet dhe risitë në sektorin imobiliar, veçanërisht në kryeqytet, kanë marrë hov të madh falë zhvillimeve të shpejta urbane dhe rritjes së turizmit. Kjo ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve të huaj, të cilët po e shohin tregun shqiptar si një mundësi premtuese për fitime afatgjata. 

Sipas një prej portaleve më të mëdha evropiane të shitblerjeve, “Your Overseas Home”, Shqipëria renditet ndër vendet më të përballueshme për investime në pasuri të paluajtshme. Studimi ka analizuar tregjet e kryeqyteteve europiane dhe ka arritur në përfundimin se pronat në Europën Lindore ofrojnë më shumë vlerë për paranë krahasuar me ato në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.
Në listën e dhjetë kryeqyteteve më me vlerë për të blerë një pronë përfshihen Prishtina, Jerevani, Sofja, Zagrebi, Podgorica, Tirana, Shkupi, Baku dhe Sarajeva, duke e pozicionuar rajonin si një alternativë tërheqëse për investitorët. 

Ndërkohë, sipas raportit të Deloitte për Indeksin e Pronës, tregu i pasurive të paluajtshme në Europë po përjeton një valë të re rritjesh. Polonia kryeson me rritjen më të madhe të çmimeve të banesave të reja, 19.3% midis viteve 2023 dhe 2024, e nxitur nga një skemë subvencionesh qeveritare që shtoi ndjeshëm kërkesën. 

Në këtë panoramë, Shqipëria renditet menjëherë pas Polonisë, me një rritje prej 16.6% në çmimet mesatare të banesave të reja. Pas saj vijnë Bosnje Hercegovina dhe Izraeli (+12.7%), Hungaria (+11.9%), Kroacia dhe Rumania (+11.5%), si dhe Italia (+11.2%) dhe Greqia (+10.2%). Këto të dhëna tregojnë një prirje të qartë rritëse në rajon, të lidhur ngushtë me kërkesën e fortë dhe zhvillimet infrastrukturore. 

Ndër qytetet me rritjen më të madhe të çmimeve spikasin Krakow (+28.1%) dhe Jerusalemi (+25.2%), ndërsa Tirana dhe Vlora renditen menjëherë pas tyre me një rritje prej 25% secila. Interesi i lartë i blerësve vendas dhe të huaj, sidomos në Vlorë, është shtuar ndjeshëm për shkak të zhvillimeve të mëdha në turizëm dhe investimeve infrastrukturore si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Bypass-i dhe Tuneli i Llogarasë. 

Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë për gjysmën e dytë të vitit 2024, rreth 50% e blerjeve të banesave janë financuar përmes kredive hipotekore, që mbulojnë deri në 60% të vlerës së pronës.
Koha mesatare për shitjen e një shtëpie është 9.3 muaj në nivel kombëtar, krahasuar me 10.5 muaj më parë. Në Tiranë, kjo periudhë është ulur ndjeshëm në 7.1 muaj, çka tregon rritjen e kërkesës aktive. 

Interesi i blerësve të huaj është gjithashtu në rritje, 18% e shitjeve në gjysmën e dytë të vitit 2024 i përkasin jorezidentëve, kryesisht shtetasve të Bashkimit Evropian. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në mbajtjen e kërkesës së lartë dhe rritjen e çmimeve. 

Në përfundim, të dhënat tregojnë se Shqipëria është ndër vendet më të përballueshme, por edhe më premtuese për investitorët e huaj edhe pse çmimet janë rritur. Përveç çmimeve ende konkurruese për Europën, vendi do të përfitojë ndjeshëm nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, që pritet të rrisë vlerën e tregut dhe të nxisë një zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e pasurive të paluajtshme. 

 

Next Post
Publikon video nga protesta në Tiranë në mbështetje të UÇK/ Grenell sulmon Gjykatën e Hagës: Ka dalë jashtë kontrollit…

Publikon video nga protesta në Tiranë në mbështetje të UÇK/ Grenell sulmon Gjykatën e Hagës: Ka dalë jashtë kontrollit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In