• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana, 24 orë “Brukseli” i Europës

by Artur Ajazi
16/10/2023 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, për 24 orë, do të jetë “Brukseli” i Europës. Do të mbahet për herë të parë, Samiti i Procesit të Berlinit. Do të vijnë krerë shtetesh, kancelarë, kryeministra, ministra të Jashtëm, liderë të Bashkimit Europian. Natyrisht, ky Samit, mbetet respekti dhe gatishmëria më e madhe e Bashkimit Europian për ç’ka ka arritur Shqipëria, por dhe Edi Rama me qeverinë e tij, lidhur me plotesimin e “detyrave të shtepisë”. Dhe ja ka arritur ti plotësojë më kryesoret, për të mos thënë  të gjitha.

Për 24 orë (dhe nuk janë pak) Tirana do të jetë kryeqendra e Europës, e Bashkimit Europian, do të ketë vëmëndjen e mediave më dinjitoze të çdo vendi të BE-së. Lidhur me këtë eveniment kaq të rëndësishëm Edi Rama ka deklaruar se “do të bëjmë maksimumin për ta bërë këtë Samit ta paharruar për çdo të ftuar.

Nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikëpritjes”. Dhe ka të drejtë. Pothuajse çdo takim Rajonal, Europian apo dhe më gjërë që është mbajtur në Tiranë në 12 vitet e fundit, ka evidentuar “mikëpritjen” si të veçantën e shqiptarëve. Qeveria e Edi Ramës dhe Shqipëria, janë në  fazën më të rëndësishme të rrugëtimit drejt BE. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Bashkimi Eurupian, ka kaluar tashmë nga “fjalët tek veprat”.

Duke ardhur në Tiranë, duke zhvendosur për herë të parë Samitin nga Brukseli në kryeqytetin e Shqipërisë, liderët  europianë duan ti japin një leksion tregues  politikbërjes destruktive në Ballkan, dhe inkurajim motivues shqiptarëve, që presin prej 3 dakadash lajmin e shumëpritur për tu anëtarësuar shumë shpejt në familjen e madhe europiane.

Samiti i Procesit të Berlinit, do të ketë “surprizat” e tij, dhe kjo natyrisht lidhet me vendime të rëndësishme për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Investimet stradegjike, rritja e  bashkëpunimit në të gjitha nivelet e përfaqesimit institucional mes BE dhe Tiranës zyrtare, mbeten të një rëndësie të madhe për qeverinë e Edi Ramës.

Vizita e Ursula von der Leyen, Presidwente e Komisionit Europian, që parapriu ditën e mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit, ishte gjithashtu një vlerësim maksimal ndaj qeverisjes Rama. Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, bën të ndjehet krenar çdo shqiptar, tek sheh si po realizohet ëndërra shekullore e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Next Post
Kryeministri i Greqisë mbërrin në Shqipëri për samitin

Kryeministri i Greqisë mbërrin në Shqipëri për samitin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com