• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tillerson: Të ndryshojmë marrëveshjen me Iranin!

by A R
20/09/2017 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA-ja nuk do t’i qëndrojë marrëveshjes për programin bërthamor iranian nëse janë futur ndryshime, sepse teksti duhet të rishikohet vërtet, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

“Parregullsia më flagrante e marrëveshjes së arritur në vitin 2015 me fuqitë e mëdha është fakti se ajo ka një fund dhe vetëm shtyn problemin për më vonë”, theksoi ai për stacionin televiziv Fox News, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të përvitshme të OKB-së.

 Sipas tekstit, shtrëngimet mbi disa aktivitete bërthamore iraniane do të hiqen në mënyrë progresive duke nisur nga viti 2025.

“Kjo nënkupton se ne mund të fillojmë të numërojmë mbrapsht deri në momentin që ata të rifillojnë kapacitetet e tyre bërthamore ushtarake”, shprehu keqardhje kreu i diplomacisë amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kritikuar sërish ashpër marrëveshjen iraniane para OKB-së, duhet të vendosë, deri në mes të muajit tetor, nëse çertifikon ose jo para Kongresit faktin se Teherani respekton apo jo angazhimet e tij.

Në rast të moscertifikimit, parlamentarët amerikane do të mund të rivendosin sanksionet e hequra në kuadër të marrëveshjes.

“Presidenti kërkon vërtet ta ribëjë këtë marrëveshje, ta rinegociojë dhe ne kemi nevojë për mbështetjen e aleatëve tanë evropianë dhe të të tjerëve për të bërë të kuptueshme edhe për Iranin se kjo marrëveshje duhet të rishikohet vërtet”, nënvizoi Rex Tillerson.

“Nëse ne do të qëndrojmë në këtë marrëveshje, duhet të ndodhin ndryshime”, shtoi ai.

Teherani dhe evropianët refuzojnë të rinegociojnë marrëveshjen historike që synon të garantojë karakterin shumë civil të programit bërthamor iranian në këmbim të heqjes progresive të sanksioneve./ b.d

Next Post
FOTOLAJM / Rama takohet me presidentin amerikan, Donald Trump

FOTOLAJM / Rama takohet me presidentin amerikan, Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In