Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së janë shënuar nga një nivel i ulët besimi, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson në përfundim të bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
“Ka një nivel të ulët besimi mes dy vendeve tona”, deklaroi Tillerson.
”Dy superfuqitë bërthamore nuk mund të kenë këto lloj marrëdhëniesh”, konfirmoi ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Lavrov në Moskë./b.d