• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SKANDALI/Dy të sëmurë humbin jetën nga kurat e “mjekut popullor”, u mori mijëra euro

by Java News
12/04/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpresa për shërimin e njerëzve më të dashur nga sëmundje të pashërueshme, të detyron të besosh ekstremisht e t’i drejtohesh të ashtuquajturve mjekë popullorë.

Kështu ka ndodhur me disa familje nga Kosova dhe Maqedonia, të cilat i janë drejtuar për ndihmë një mjeku popullor në Tiranë, i cili njihet si “shëruesi i kancerit”.

Por në Fiks Fare mbërritën disa ankesa, që na tregonin se ky mjek popullor po mashtron njerëzit me tezën e tij për shërimin e kancerit, duke iu dhënë shpresë, ndërkohë që nga ana tjetër po vdisnin pacientët që ndiqnin kurat e tij.

Pas ankesave të shumta, Fiks Fare shkoi në Strugë të Maqedonisë, ku dy familje ankohen se mjeku popullor i ashtuquajtur si “shëruesi i kancerit”, i ka mashtruar dhe për shkak të kurave të tij, një djalë 30-vjeçar dhe një grua e moshuar kanë ndërruar jetë.

Një prej ankuesve është Muhamer Rizvani, i cili tregon se pasi djalit i ishte shfaqur një lloj kanceri në kokë, ai e kishte kuruar fillimisht në Maqedoni dhe në Turqi. Më pas, nëpërmjet televizorit dhe internetit kishte mësuar se në Tiranë ndodhej një mjek popullor, i cili shëronte kancerin.

Ai është Ruzhdi Metali, të cilit i ka gjetur kontaktet dhe kishte udhëtuar nga Struga drejt Tiranës me shpresën për t’i ardhur në ndihmë. Ai shpjegon se mjeku popullor Ruzhdi Metali i ka garantuar shërimin e djalit nëpërmjet kurave të tij.

Për këtë shërbim i ka marrë 1500 euro për tri kura. Sipas tij, kura e fundit ka qenë vdekjeprurëse për të birin. Mjeku popullor i ka dhënë një lëng, të cilin duhej ta konsumonte disa herë në ditë për 41-42 ditë dhe nuk duhet të hante dhe të pinte asgjë.

Djali i tij ka ndërruar jetë 22 ditë pasi kishte nisur këtë kurë. Po ashtu “viktimë” e mashtrimit ka rënë edhe Jehona Nasufi (Dauti), e cila ka çuar nënën, po të sëmurë me sëmundje kancerogjene.

Ajo shpjegon se nëna e saj e ka bërë kurën e plotë, por kur ka bërë analizat, gjendja e saj ka dalë e përkeqësuar. Madje, mjeku popullor ka kërkuar që ajo të ndërpriste ilaçet që kishte marrë nga spitali dhe të merrte vetëm ilaçet që përgatiste ai.

Pas disa ditësh, nëna e saj ka ndërruar jetë. Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare u interesuan se kush është ky mjek popullor që pretendon se shëron kancerin. Ruzhdi Metali rezulton se ushtron këtë aktivitet prej disa vitesh në një nga zonat më të njohura të Tiranës, pikërisht në ish-Bllok, ku klinikë përdor një lokal të administruar prej tij.

Në këtë lokal, ai zhvillon takimet me pacientët, që kryesisht janë nga Maqedonia, Kosova, ose emigrantë të cilët nuk jetojnë në Shqipëri. Shumicën e kontakteve i merr nëpërmjet Facebook, ku njerëzit kontaktojnë me të dhe më pas e takojnë në lokalin e tij, ku iu përgatit kurat për sëmundje të ndryshme.

Në prezantimin e vet, ai thotë se është doktor Kiroprator-Bioenergji që nga viti 1991 e deri më sot. Ai pretendon se “duke vënë re praninë e biorrymës që natyra e ka pajisur, ai ka mbaruar studimet për bioenergjinë në Onikava të Japonisë, ku dha ka bërë praktikë për një kohë të gjatë. Madje ai pretendon se ka punuar dhe në Athinë dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku vazhdon me sukses.

Ndërkaq, ai rendit mbi 96 sëmundje të ndryshme për të cilat thotë se mund t’i shërojë. Nga bisedat, ai tregon se ka marrë vlera të ndryshme parash për kurimin e pacientëve, duke pretenduar se tek ai kanë shkuar dhe figura të politikës shqiptare. Por si i realizon ai këto kura, biseda dhe sa kërkon për të shëruar kancerin?

Fiks Fare shkoi në lokalin, ku doktori pret pacientët, bisedon për sëmundjen, bën pazaret dhe më pas përgatit kurën e radhës. Në bisedën e parë, bashkëpunëtorët e Fiks Fare i thonë se kanë fëmijën e një miku të tyre në Prizren dhe se duan t’u japë garanci për shërimin e tij nga kanceri.

Mjeku popullor kërkon që ta sjellim fëmijën në Tiranë, pasi atij i kushton shumë dita për të shkuar për ta parë në Prizren, pasi ai do 1500 euro në ditë vetëm për të lëvizur nga Tirana. Madje ai thotë se është aq i kërkuar saqë tek ai ka shkuar dhe ish-kryemnistri, të cilit i kishte kërkuar 200 mijë euro për ta shëruar.

Një emigranti në Gjermani i ka kërkuar 100 mijë euro, por ai jep garanci për shërimin e kancerit, nëse nuk është bërë kimioterapi. Në bisedën e dytë, bashkëpunëtorja e Fiks Fare i thotë doktorit se ka mamin e sëmurë me kancer.

Ai i thotë se do 1480 euro për kurën e parë, por nuk ka nevojë ta shohë mamin e saj. Ai i thotë se mamin do e shohë kur të shërohet. Ai tregon se përdor kura të forta me dietë për 42 ditë dhe me balta në kokë që e zhdukin kancerin.

Për këto kura ai merr çmime të ndryshme. Ai i përgatit edhe ilaçin e tij për të nisur kurën. Gjithashtu ai shprehet se nuk pranon të punojë me shqiptarë të Shqipërisë.

c.a

Next Post
Rama përkujton Prek Calin: Prapa një burri të madh qëndron një grua

Rama përkujton Prek Calin: Prapa një burri të madh qëndron një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit, ja mashtrimet e Berishës

May 23, 2026
Agron Gjekmarkaj voton për Berishën: Po të kishte garë, do të bënim garë!

Agron Gjekmarkaj voton për Berishën: Po të kishte garë, do të bënim garë!

May 23, 2026
Ironizon Balliu: PD feston se rizgjodhi të njëjtin kryetar pas kaq vitesh, Sali Berishën

Ironizon Balliu: PD feston se rizgjodhi të njëjtin kryetar pas kaq vitesh, Sali Berishën

May 23, 2026
Vrenozi “braktis” votimin e Berishës: Nuk shpërdoroj votën!

Vrenozi “braktis” votimin e Berishës: Nuk shpërdoroj votën!

May 23, 2026
Këlliçi mbron referendumin në PD:  Edhe PPE zgjedh me kandidat të vetëm, s’po zgjidhet Papa

Këlliçi mbron referendumin në PD: Edhe PPE zgjedh me kandidat të vetëm, s’po zgjidhet Papa

May 23, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

May 23, 2026
Vrasja e Hekuran Billës në vitin 2020, Gjykata e Apelit kthen dosjen për rigjykim

Vrasja e Hekuran Billës në vitin 2020, Gjykata e Apelit kthen dosjen për rigjykim

May 23, 2026
FOTOLAJM/ Demokratët bojkojnë procesin zgjedhor, shkruajnë në fletë emrin ‘Merjeme Salianji’

FOTOLAJM/ Demokratët bojkojnë procesin zgjedhor, shkruajnë në fletë emrin ‘Merjeme Salianji’

May 23, 2026
Manipulim me 242 mijë vota, në Kosovë do të ndryshojnë rregullat pas parregullsive në zgjedhje

Manipulim me 242 mijë vota, në Kosovë do të ndryshojnë rregullat pas parregullsive në zgjedhje

May 23, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In