• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tillerson bën thirrje që të votohet pro Malit të Zi për hyrjen në NATO

by Java News
22/03/2017 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, u shkroi udhëheqësve të Senatit të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë thirrje që të votojnë pro antarësimit të Malit të Zi në NATO, duke thënë se një gjë e tillë është “në interesin e Shteteve të Bashkuara”. Në një letër të datës 7 mars, që agjencia Reuters thotë se e ka parë të martën, Sekretari Tillerson argumenton se anëtarësimi i Malit të Zi në këtë aleancë do të mbështesë integrim më të madh, reforma demokratike, tregti, siguri dhe qëndrueshmëri në mesin e fqinjëve të vet.

Moska kundërshton çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s dhe vonesa e Amerikës në miratimin e anëtarësimit të Malit të Zi, ka nxitur pikëpyetje lidhur me vullnetin e administratës së presidentit Donald Trump dhe partisë së tij republikane për t’iu kundërvënë Rusisë, pavarësisht dëshirës së presidentit Trump për marrëdhënie më të mira.

Kjo letër shfaqet në kohën kur ka tërhequr vëmendje marrëdhëniea e sekretarit të ri të shtetit me aleancën. Reuters raportoi të hënën se Sekretari Tillerson nuk do të marrë pjesë në një takim me ministrat e jashtëm të NATO-s muajin e ardhshëm, pasi do të ndodhet në Uashington për të pritur presidentin e Kinës, si dhe është duke planifikuar një vizitë në Rusi që do të zhvillohet më pas, po në muajin prill.

Të martën, administrata propozoi data të reja për këtë mbledhje, e cila ishte caktuar për 5 dhe 6 prill në Bruksel. Mali i Zi, një republikë ish-jugosllave me një popullsi prej 650 mijë banorësh, shpreson të fitojë me kohë miratimin e nevojshëm nga të gjithë 28 aleatët e NATO-s për t’u bërë një anëtar i plotë gjatë një samiti në muajin maj. Deri në fillim të këtij muaji, 24 anëtarë e kanë miratuar anëtarësimin e Malit të Zi. Anëtarët e NATO-s e shohin pranimin e Malit të Zi si një mënyrë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë që të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan.

Kundërshtimet nga të paktën dy senatorë republikanë, Rand Paul dhe Mike Lee, kanë bllokuar votimin e shpejtë nga i gjithë senati në SHBA për disa muaj dhe udhëheqësit e Senatit nuk kanë planifikuar një votim të ri. Senatori Paul ka vënë në pikëpyetje maturinë e një akti që zemëron Rusinë dhe u shoqërohet për Uashingtonin me koston e përballimit të anëtarësimit për një vend të vogël, që nuk mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

Në letrën e tij drejtuar udhëheqësit të shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, dhe udhëheqësit të demokratëve në këtë dhomë, Chuck Schumer, Sekretari Tillerson ka thënë se do të ishte “jashtëzakonisht e dobishme”, nëse Senati planifikon një votim për të përfunduar procedurat e ratifikimit, para se presidenti Trump të shkojë në takimin e lartë të NATO-s në muajin maj.

“Pjesëmarrja e Malit të Zi në takimin e NATO-s në muajin maj si anëtar i barabartë dhe jo si vëzhgues, do të dërgojë një sinjal të fortë të unitetit transatlantik”, ka shtuar Tillerson.

“Është fuqishëm në interes të Shteteve të Bashkuara që anëtarësimi i Malit të Zi në NATO të ratifikohet”, shkruan ai.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO tashmë është miratuar nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan.

ma.me

Next Post
Turpi për ju, zoti Nishani!

Turpi për ju, zoti Nishani!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com