• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TikTok-u apo TikTaku i vetëvrasjeve?

by Lutfi Dervishi
12/02/2024 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tani) pasi nuk e përballoi dot turpin pas publikimit të një fotografie intime që disa media/individe sot po e ripublikojnë masivisht.

Të thuash kriminale është pak, të thuash më shumë se kriminale sërish mbetet e pamjaftueshme përballë makabritetit virtual.

Ana e errët e mediave sociale dhe e një pjese të portaleve, u rishfaq sot me ripublikimin e një fotografie që për 27-vjeçaren përkthehej në vetëvrasje, ndërsa për punëtorët e klikimeve përkthehet në para.

Një tjetër fatkeqe pre e listës së viktimave të TikTok, një tjetër “balenë blu” që këtë herë ka si kreatorë ca mendje të sëmura që përveç maskarallëkut kanë edhe internet.

Nuk mjaftoi vendimi tragjik i nënës së re për t’u arratisur me dëshpërim nga kjo jetë, por gjyqi ndaj saj vijon nga dhjetëra  idiotë që hedhin “gurë dixhital” mbi të vdekurën si të ishin kryetarë të  gjykatës së  moralit.

Megjithatë, nuk mund të presësh që idiotë interneti (ii) të tregohen njerëz dhe të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes mes privates dhe publikes, mes dinjitetit dhe poshtërsisë, por ajo që është shqetësuese është roli i medias në raportimin e gjëmave/kobeve.

Ndërkohë që është e stërprovuar efekti domino i raportimit të detajuar të vetëvrasjeve, në një kohë që është vërtetuar se sensacionalizmi i rasteve fatkeqe çon në dëme afatgjatë edhe për shoqërinë, sërish e sërish sillemi njëlloj deri në tragjedinë e radhës që sërish do të kryhet për të njëjtat shkaqe dhe me të njëjtat mënyra.

Të bësh thirrje për etikë dhe vetëpërmbatje në raportimin e ngjarjeve tragjike rrezikon t’i ngjash njeriut që merr shatin dhe prashit në det.

Shpërndaja e shpejtë e informacionit dhe mundësia që informacionin ta prodhojë dhe shpërndajë kushdo, nevoja për të patur të shenjtë lirinë e shprehjes dhe dëmi që vjen nga shpërndarja pa kriter e materialeve private/të dëmshme ka krijuar një realitet të ri që nuk mund të përballohet me instrumentet e kohës para internetit.

Krimi në internet nuk mund të luftohet me të njëjtat mjete dhe burime njerëzore si krimi i rrugës.

Në kohën kur sa vjen dhe bëhet më i vështirë dallimi mes jetës reale dhe asaj virtuale, problemet e shëndetit mendor dhe krimi kibernetik sa vijnë dhe agravohen për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë.

Problemet dhe sfidat epokës digjitale nuk përballohen me instrumente dhe mendësi analoge.

Sot, si kundërpërgjigje ndaj ngjarjes tragjike policia e shtetit publikoi një video nga momenti i ndalimit të personit të dyshuar si shkaktar i humbjes së jetës së 27-vjeçares. Krimi modern luftohet me ligj, struktura dhe vullnet, jo me video-klipe.

Institucionet ligj zbatuese (policia/prokuroria) nuk janë të pajisura siç duhet as në teknologji dhe as në burime njerëzore për t’u përballur me kriminelët e dukshëm dhe të padukshëm në hapësirën virtuale. Çdo vonesë do të na sjellë viktima të reja dhe video-klipin e radhës.

Forcimi i legjislacionit dhe strukturave do të ishte vetëm njëra anë e medaljes. Media vetë mund të luajë një rol pozitiv me kusht që klikimet mbi fatkeqësi t’i konsiderojë “krim”.

Është në dorën tonë nëse do të duam të mbetemi njerëz dhe të respektojmë zinë e tjetrit apo të kthejmë në spektakël edhe vdekjen.

Deri më tani gjithçka ka mbetur vetëm fjalë, duke numëruar viktimat deri sa të vijnë veprat që mungojnë!

Next Post
Pushtimi i PD nga Berisha, ‘karantinimi’ përballë SHBA e partia e re e Bashës

Ëndrra 'konspirative' e Doktorit e publikuar përmes analistit pranë tij: Blinken do takojë Berishën fshehurazi nga SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com